LAJMI I FUNDIT:

Raporti i fundit zbulon diskriminimet gjinore në “Grammy”: Femrat kanë një në pesë nominime, vetëm 19 për qind e tyre arrijnë të fitojnë

Raporti i fundit zbulon diskriminimet gjinore në “Grammy”: Femrat kanë një në pesë nominime, vetëm 19 për qind e tyre arrijnë të fitojnë

Artistet femra kanë marrë vetëm një në pesë nominime dhe fitore në ‘Grammy’ gjatë tetë viteve të fundit, sipas një raporti të ri.

Hulumtimi i kryer nga Akas ka zbuluar se artistet femra kanë marrë vetëm një në pesë nominime dhe fitore në ‘Grammy’ gjatë tetë viteve të fundit, shkruan DailyMail.

Burrat kryesuan nominimet në 94 për qind të kategorive të ‘Grammy’ midis viteve 2017 dhe 2024, me gratë që përbënin vetëm 19 për qind të të nominuarave dhe të fituesve gjatë kësaj periudhe.


Yjet botërore si: Taylor Swift, 35 vjeçe, Miley Cyrus, 32 vjeçe, dhe Billie Eilish, 23 vjeçe, fituan tri nga çmimet kryesore në vitin 2024 – përfshirë ‘Albumin e Vitit’, ‘Incizimin Muzikor të Vitit’ dhe ‘Këngën e Vitit’ – por raporti zbuloi se vetëm 24 për qind e të nominuarve dhe 32 për qind e fituesve ishin gra në 94 kategoritë vitin e kaluar.

Dua Lipa dhe Callum Turner duken shumë elegantë gjatë një mbrëmjeje në Paris, në eventin e koleksionit "Tiffany Titan"
Lexo po ashtu Dua Lipa dhe Callum Turner duken shumë elegantë gjatë një mbrëmjeje në Paris, në eventin e koleksionit "Tiffany Titan"

Raporti i titulluar “Zërat e munguar të grave në muzikë dhe lajmet muzikore” tregoi se, pavarësisht se lëvizja #MeToo ishte në kulmin e saj në vitin 2018, analiza tregon se për sa i përket ‘Grammy’, viti 2018 ishte më i keqi për gratë dhe grupet muzikore të përbëra vetëm nga femra, duke shënuar numrin më të ulët të nominimeve, 14 për qind, dhe përqindjen më të ulët të fitoreve, 11 për qind.

Raporti zbuloi se disa kategori të ‘Grammy’ nuk kanë pasur fituese femra për disa vite, përfshirë çmimin ‘Producenti i Vitit’ (për muzikë jo-klasike).

Fituesit e këtij çmimi gjatë tetë viteve të fundit përfshijnë: Pharrell Williams, 51 vjeç, Greg Kurstin, 55 vjeç, Andrew Watt, 35 vjeç, dhe vëllain e Billie Eilish, Finneas O’Connell, 27 vjeç.

Jack Antonoff, i cili prodhoi albumin e Taylor Swift, “Midnights”, e ka fituar këtë çmim në vitet 2022, 2023 dhe 2024.

Vitin e kaluar, Taylor Swift u nominua për gjashtë çmime dhe bëri histori në ‘Grammy’ si personi i parë që ka fituar katër herë çmimin ‘Albumi i Vitit’, pasi mori çmimin për “Midnights”, albumin e saj të dhjetë.

Megjithatë, këngëtaret solo dhe grupet e përbëra vetëm nga gra kanë munguar në kategoritë Metal Performance dhe Orchestral Performance gjatë tetë viteve të fundit.

Në vitin 2018, hashtag-u #GrammysSoMale u bë trend në rrjetet sociale, kur gratë fituan vetëm 11 nga 84 çmimet ‘Grammy’ të ndara.

Më vonë atë vit, drejtori i ‘Grammy’, Neil Portnow, tha për gazetarët se ai mendonte se gratë duhet të “ngrihen” për të qenë pjesë e industrisë.

Që nga ajo kohë, artistet kanë kritikuar shpesh çmimet për mungesën e përfaqësimit të grave.

Në vitin 2019, Dua Lipa e kritikoi hapur zotin Portnow gjatë fjalimit të saj të pranimit të çmimit, duke thënë se ajo ishte e nderuar “të nominohej përkrah kaq shumë artisteve të jashtëzakonshme këtë vit”.

Ajo vazhdoi: “Mesa duket, këtë vit ne vërtet u ngritëm”.

Në vitin 2020, Nicki Minaj shkroi në Twitter: “Mos harroni kurrë që ‘Grammy’-t nuk ma dhanë çmimin për artisten më të mirë të re, kur kisha shtatë këngë në Billboard në të njëjtën kohë dhe një debutim më të madh se çdo repere femër në dekadën e fundit – dhe që vazhdova të frymëzoj një brez të tërë. Ata ia dhanë një burri të bardhë, Bon Iver”.

Në vitin 2020, Teyana Taylor shkroi: “Më mirë ta kishit quajtur çmimin për ALBUMIN MË TË MIRË R&B PËR MESHKUJ, sepse gjithçka që shoh në këtë kategori janë burra”.

Këtë vit, nga 1,101 nominime në 94 kategori, gratë kanë arritur numrin më të lartë të nominimeve në nëntë vitet e fundit, por me vetëm 28 për qind të nominimeve, ato ende nuk përbëjnë një të tretën e totalit, sipas raportit.

Ceremonia e 67-të e çmimeve ‘Grammy’ do të mbahet në ‘Crypto Arena’ në Los Angeles të dielën. Beyonce kryeson listën me 11 nominime për albumin e saj të muzikës country, “Cowboy Carter”.

Ndër të nominuarit këtë vit janë gjithashtu Sabrina Carpenter, 25 vjeçe, Taylor Swift dhe The Beatles. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Magazina
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj

Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj

Magazina
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh

Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh

Magazina
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Magazina
Viktimë e rrjetit 'Albkings', reagon Anisa Veseli: Meshkujt shqiptarë janë më të ulëtit - çfarë të keqe ka nëse një femër i dërgon foto intime një mashkulli

Viktimë e rrjetit 'Albkings', reagon Anisa Veseli: Meshkujt shqiptarë janë më të ulëtit - çfarë të keqe ka nëse një femër i dërgon foto intime një mashkulli

Magazina
Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie

Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie

Magazina
Kalo në kategori