Të hënën, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar të gjitha agjencitë federale të ndalojnë dhënien e granteve dhe kredive federale, sipas një memorandumi të brendshëm.
Por sa e prek ky vendim Kosovën?
Për të sqaruar këtë çështje, Telegrafi ka zhvilluar një bisedë me njohësin e ekonomisë në vend, Safet Gërxhaliun, i cili ka dhënë një pasqyrë të ndikimeve që mund të ketë ky vendim në Kosovë.
Gërxhaliu thekson se partneriteti i Kosovës me SHBA-në është shumëdimensional dhe ka rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik të vendit.
Sipas tij, çdo tkurrje e ndihmave për Kosovën do të ndikonte negativisht në administratën shtetërore, sektorin privat dhe veçanërisht në sektorët prodhues.
“Partneriteti i Kosovës dhe SHBA-së është i një rëndësie multi-dimensionale. Në këtë drejtim, çdo tkurrje e ndihmave për Kosovën do të jetë në dëm të administratës, në dëm të sektorit privat dhe në veçanti do të dëmtohet sektori prodhues. Dua të besoj që këto masa të proklamuara të hënën do të jenë kalimtare sepse është ngrirë për tri muajt e ardhshëm.
Por, ajo çfarë e veçon Kosovën nga vendet tjera të botës, në veçanti të Ballkanit Perëndimor është se këto masa po ndodhin në kohën kur Kosova është nën sanksionin e Bashkimit Evropian, sanksione ekonomike të cilat kanë pas një kosto afër dy miliardë euro.
Në këtë drejtim kjo ndalesë apo ngrirje e ndihmave do të jetë me efekte negative për administratën, për sektorin privat në Kosovë dhe në veçanti për prodhimin dhe ngritjen e kapaciteteve prodhuese në Kosovë”, tha ai.
Por, është koha siç u shpreh Gërxhaliu që institucionet të gjejnë një mbështetje alternative deri në një moment të caktuar.
“Por definitivisht partneriteti dhe bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i një rëndësie multi-dimensionale për Kosovën dhe nuk ka asgjë përveç partneritetit strategjik”.
Ai tutje beson se këto masa të shpallura nga SHBA do të jenë kalimtare, pasi ato janë parashikuar të jenë të përkohshme.
“Besoj që projektet e filluara do të jenë në vazhdimësi, mirëpo për tre muaj besoj që nuk mund të priten projektet e reja dhe kjo do të jetë kostoja që do ta paguaj Kosova. Po nuk është vetëm Kosova edhe vendet tjera të botës. E tëra kjo është nën ri-dizajnim të ri të SHBA-së… nuk dëshirojnë të investojnë në diçka që nuk është në vizion apo me objektivat strategjike të Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E shoh këtë ngrirje si një analizë interne për një qasje të re ku dhe në çfarë formë të investohet në të ardhmen dhe si të ndihmojnë shtetet në mënyrë që të ketë efekte pozitive në shumë dimensione”, vlerësoi njohësi i ekonomisë.
Siç vlerësoi ai kjo situatë është pjesë e një ri-dizajnimi të mundshëm të politikave amerikane të ndihmave.
“Duhet të kuptohet që sa i përket administratës publike, USAID-i amerikan ka luajtur një rol të madh përmes trajnimeve dhe ngritjes së kapacitetit profesionale të të punësuarve, në rend të dytë kemi pas klaster të shumtë apo organizata joqeveritare që janë marrë me ngritjen në kapaciteteve të sektorit privat, qoftë në certifikim, standardizim, në prodhim apo në ndërkombëtarizim dhe nëse do zgjasin këto masa më tepër, do të ketë edhe tkurrje të të punësuarve në këto organizata jo qeveritare.
Është koha kur duhet mobilizim e argumentim, të jemi pro-biznesit, pro-partneritet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe t’i bindim miqtë dhe aleatë ndërkombëtarë që jemi nën rrugë të drejtë”, ka thënë ndër të tjera Gërxhaliu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Fondi i pasurisë së Norvegjisë me fitime rekorde prej 222 miliardë dollarësh
Edhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale