LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 2° clearsky_night

Nis restaurimi i ndërtesës “Kazerma e vjetër”, projekti mirëpritet nga Arkivi Ndërkomunal

Nis restaurimi i ndërtesës “Kazerma e vjetër”, projekti mirëpritet nga Arkivi Ndërkomunal

Drejtuesit e Arkivit Ndërkomunal në Prizren kanë mirëpritur fillimin e projektit për restaurimin e ndërtesës “Kazerma e vjetër” përkatësisht ish-Internatit, ku pas përfundimit të punimeve pritet akomodimi i këtij institucioni që përkujdeset për materialet arkivore.

Pas njoftimit të autoriteteve të MKRS-së lidhur me këtë projekt dhe destinimin e ardhshëm të ndërtesës, drejtori i Arkivit Ndërkomunal në Prizren, Hyrmet Veliu ka vlerësuar se kjo nismë kontribuon në pasurimin dhe ruajtjen e dokumenteve arkivore, raporton Telegrafi.

“Ky investim i rëndësishëm për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe funksionalizimin e saj për Arkivin ndër-komunal të Prizrenit shënon një hap të madh për komunitetin. Urime për këtë nismë që kontribuon në pasurimin dhe ruajtjen e dokumenteve!”, është shprehur ai në rrjetet sociale.


Paraprakisht, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se ka filluar restaurimi i ndërtesës “Kazerma e vjetër”, me një investim në vlerë mbi 500 mijë euro.

“Krahas ruajtjes së vlerave të monumentit, ndërhyrja do t’i shërbejë edhe funksionalizimit në dobi publike. Pas restaurimit, ndërtesa do të akomodojë institucionin e Arkivit ndër-komunal të Prizrenit, duke krijuar kushte të përshtatshme për ruajtjen e materialit arkivor”, ka njoftuar Çeku në rrjetet sociale.

Ndërtesa e Kazermës së vjetër përkatësisht ish-Internati në Prizren me dekada ka qenë e lënë pasdore, me shfrytëzues të paautorizuar, dhe vlerësimet e autoriteteve të trashëgimisë kulturore kanë qenë se në të janë shfaqur probleme që mund ta rrezikonin objektin si tërësi, prandaj dhe Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka hartuar projektin e restaurimit.

Kazerma e vjetër sipas shënimeve të QRTK-së është ndërtuar në kuadër të sarajit të Mahmud Pashës në pjesën e parë të shekullit XIX. Në kohën e ndërtimit kjo pjesë kishte rëndësi strategjike që vëzhgonte gjithë qytetin. Me largimin e perandorisë Osmane në vitin 1912, ushtria e atëhershme serbe e merr në shfrytëzim kazermën, ndërsa në vitin 1926 bën renovimin dhe përshtatjen e kazermës për nevojat e veta.

Pas Luftës së Dytë Botërore kazermën e merr ushtria Jugosllave e cila e shfrytëzon deri në vitin 1962. Më pas ndërtesën e merr qeveria lokale e cila e shfrytëzon si internat – konvikt për nxënësit dhe studentët deri në fund të viteve ‘80 të shekullit XX, kur ndërtohet konvikti i ri pranë shkollës së lartë. Me largimin e studentëve nga kjo ndërtesë aty vendosen familje të ndryshme të internuar dhe të pastrehë. Edhe pas luftës së fundit ndërtesa banohet nga familje të ndryshme skamnore.

Kazerma e vjetër është pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore në mbrojtje të përkohshme, raporton Telegrafi.

Sipas shënimeve të QRTK-së ndërtesa ka vlerë historike, pasi ishte pjesë e sarajit të pashës, familja e të cilit drejtoi Prizrenin për mbi një shekull. Edhe pse ndërtesa e Kazermës nuk ka të ruajtura shumë elemente nga gjendja burimore, megjithatë në fasadë janë disa elemente dekorative që dëshmojnë për frymën neoklasike dhe secesionit që kishte depërtuar në arkitekturën e ndërtesave publike në pjesën e parë të shekullit XX. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit

Magazina
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten

Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten

Evropa
Kalo në kategori