Gjykata Themelore në Mitrovicë i ka i dënuar me 39 vite e 6 muaj burgim të akuzuarit Shukri Rexhepi dhe Rexhep Rexhepi, të cilët në bashkëkryerje ngarkoheshin për vrasjen e rëndë të B.M., në vitin 2022 në fshatin Baks të Skenderajt, kurse Fiton Musliu për vrasje të mbetur në tentativë.
Aktgjykimi dënues ndaj tre të akuzuarve është shpallur të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues, Mentor Hajraj.
Sipas aktgjykimit, të akuzuarit Shukri Rexhepi për veprën penale “Vrasje e rëndë”, iu shqiptua dënim në kohëzgjatje prej 22 vite burgim, kurse për armëmbajtje pa leje, u dënua me 1 vit e gjashtë muaj burgim.
Ndaj, Shukri Rexhepit, gjykata shpalli dënim unik prej 23 vjet burgim, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmërie e aktgjykimit.
Në dënimin me burgim, të njëjtit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 27 korrik 2022, e deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.
Kurse, të akuzuarit Rexhep Rexhepi gjykata ia ka rikualifikuar veprën penale nga “Vrasje e rëndë e mbetur në tentative” në veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë” për të cilën vepër penale u dënua me 13 vjet burgim, kurse për armëmbajtje pa leje u lirua nga aktakuza në mungesë të provave.
Në dënimin me burgim, të njëjtit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 23 korrik 2022, e deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.
Të akuzuarve Shukri dhe Rexhep Rexhepi, gjykata ia vazhdojë masën e paraburgimit derisa aktgjykimi dënues i shpallur të bëhet i formës së prerë.
Ndërsa, të akuzuarit Fiton Musliu për veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, u dënua me 3 vjet burgim, kurse për veprën penale “Armëmbajtje pa leje” u dënua 1 vit burgim.
Ndaj Musliut, gjykata shpalli dënim unik prej 3 vjet e 6 muaj, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit, raporton betimiperdrejtesi.
Të akuzuarit obligohen që t’i paguajnë shpenzimet e procedurës gjyqësore, secili veç e veç, shumën prej 300 euro.
Në shpallje të aktgjykimit thuhet se janë konfiskuar armët, me të cilat janë kryer veprat penale dhe të njëjtat është urdhëruar që të shkatërrohen.
Gjykata palët e dëmtuara për realizimin e kërkesës pasurore- juridike i udhëzoi në kontest civil.
Ndryshe, i akuzuar në këtë rast ka qenë edhe Agim Musliu, ndaj të cilit ishte veçuar procedura pas pranimit të fajësisë për armëmbajtje pa leje.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 19 qershor 2023 ka ngritur aktakuzë kundër Shukri Rexhepit, Rexhep Rexhepit, Fiton Musliut dhe Agim Musliut.
Shukri dhe Rexhep Rexhepi akuzohen se më 23 korrik 2022, në fshatin Baks, Komuna Skenderaj, në bashkëkryerje, kanë privuar nga jeta viktimën B.M, si dhe kanë plagosur të dëmtuarin Labinot Ademi. Rasti thuhet se ka ndodhur pas një fjalosjeje. Kurse, Fiton Musliu akuzohet se me dashje ka filluar kryerjen e veprës penale të vrasjes mirëpo që e njëjta ka mbetur në tentativë, pasi i njëjti ka shkrepur me pushkë të gjuetisë me qëllim që ta privojë nga jeta Shukri Rexhepin. Kurse, Agim Musliu thuhet se ka mbajtur në posedim armë të zjarrit- pushkë e gjuetisë në kundërshtim me Ligjin për Armë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProfili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A