LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 29° clearsky_night

“Azemi dhe karroca e tij”, një histori përkushtimi në rrugët e Shatërvanit

“Azemi dhe karroca e tij”, një histori përkushtimi në rrugët e Shatërvanit

Në qytetin e Prizrenit jeton një nga prizrenasit që është simbol i përkushtimit. Ai është Azem Kukaqi, 65-vjeçari nga komuniteti rom i njohur për energjinë e tij dhe që mban gjallë traditën e vjetër të transportit me karrocë në Shatërvan.

Ai me karrocën e tij transporton mallrat e bizneseve që veprojnë në Shatërvan. Çdo ditë ai punon me përkushtim, duke siguruar që gjithçka të shkojë mirë dhe në kohë.

Azemi ka punuar për 43 vjet, duke e vazhduar këtë zanat që nga rinia.


“Unë punoj 43 vjet, gjithmonë me këtë punë kam punuar”, thotë ai.

Ai është aty çdo ditë nga ora 09:00 e mëngjesit deri në ora 19:00  të mbrëmjes. Azemi është i gatshëm të ndihmojë bizneset dhe klientët e tij.

Megjithatë, puna nuk është gjithmonë e qëndrueshme.

“Kur po ka punë po punoj, kur s’po ka po rri”, shpjegon ai, duke theksuar se nuk ka çdo ditë punë të garantuar.

Azemi filloi këtë punë kur vërejti nevojën për transportin e mallrave në Shatërvan.

“Kur e kam pa që ka punë, kam vendosur me punu këtë punë dhe më nuk e kam ndalur”, thotë ai.

Azem Kukaqi, foto: Velard Paqarizi

Pasi punoi për disa vite në një kompani, ai u detyrua të ndërronte punën, pasi kompania u privatizua.

“Privati kon po e don e merr vetë, edhe unë mbeta edhe u detyrova me marrë punën tem”, shton ai për Telegrafin.

Puna e Azemit nuk është gjithmonë e lehtë.

Azem Kukaqi, foto: Velard Paqarizi

“Kur ka punë po jam i kënaqur, por kur s’ka, s’ka… tash edhe pak më vështirë u bënë sendet, puna ma rrallë”, thotë ai, duke pranuar sfidat që sjell puna e pavarur.

Pavarësisht këtyre sfidave, Azemi vazhdon të punojë me energji dhe përkushtim, duke ruajtur një traditë të vjetër që sjell një frymë të veçantë në rrugët e Shatërvanit.

Duke reflektuar mbi të ardhmen, Azemi e di se puna e tij është e ndërlidhur me shëndetin dhe forcën që ai ka.

“Qaq sa kam forcën, ma ka dhanë zoti e vazhdoj. Nëse jo, atëherë duhet me jetu me atë të pensionit, me 100 euro, çka me bo,” shprehet ai.

Puna dhe përkushtimi i Azemit janë shembull i një tradite të vjetër që vazhdon të jetojë në Prizren, duke e bërë atë një legjendë të vërtetë për qytetin dhe komunitetin e tij. /Velard Paqarizi/Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas eliminimit të Portugalisë – jep një sinjal për të ardhmen

Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas eliminimit të Portugalisë – jep një sinjal për të ardhmen

Përfaqësueset
Saka me deklaratë të madhe për Granit Xhakën pas kualifikimit në gjysmëfinale

Saka me deklaratë të madhe për Granit Xhakën pas kualifikimit në gjysmëfinale

Përfaqësueset
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan - ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre

Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan - ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre

Përfaqësueset
Shteti më i lirë për të jetuar: Një biletë për transportin publik kushton 3 centë, dreka 22 centë, ndërsa qiraja mujore 60 euro

Shteti më i lirë për të jetuar: Një biletë për transportin publik kushton 3 centë, dreka 22 centë, ndërsa qiraja mujore 60 euro

Çfarë të vizitosh
Momenti kur Xherdan Shaqiri për pak sa nuk e realizoi golin më të bukur në Euro 2024 - nga goditja e këndit qëlloi shtyllën

Momenti kur Xherdan Shaqiri për pak sa nuk e realizoi golin më të bukur në Euro 2024 - nga goditja e këndit qëlloi shtyllën

Përfaqësueset
Kompletohen çiftet gjysmëfinaliste – kush do të arrijë finalen e madhe?

Kompletohen çiftet gjysmëfinaliste – kush do të arrijë finalen e madhe?

Përfaqësueset
Kalo në kategori