LAJMI I FUNDIT:

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Pedagogia dhe ish-zëvendës ministrja, Nora Malaj tha se martesa e bërë mes dy grave në tarracën e institucionit të Bashkisë së Tiranës, lë shumë vend për diskutim, siç lë edhe deklarata e tyre kur informonin për këtë ceremoni që do të zhvillonin.

Duke e analizuar në detaje deklaratën e dhënë nga çifti i lezbikeve Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara, Malaj tha se ato thonë se po bëjnë një martesë fetare, por një gjë e tillë nuk mund të bëhet në bashki.

Ajo shtoi se duke folur me logjikë të ftohtë nuk mund të mbështetet asnjë akt që shkon në shkelje të ligjit të vendit.


“Ndoshta jam ndër njerëzit shumë mbështetës për të pranuar atë që është i ndryshëm, por jam shumë i kujdesshëm për të pranuar atë që e kalon ligjin. Sepse çdo gjë që e kalon ligjin kthehen në të kundërtën tënde. Kur vjen puna te e drejta ligjore pyetja është se pse më dhunon të drejtën time në emër të drejtës tënde”.

“Diskutimi nuk duhet bërë pasionant, unë nuk dua të jem subjektive, institucionet veprojnë në bazë të rregullave. Ato shprehen “kjo martesë fetare”, bashkia nuk është institucion fetar, cilat nga subjektet fetare e mbështet këtë gjë. Pastaj si mund të ngatërrosh një institucion publik dhe aty të bësh një aktivitet mbështetur jo më mbi ligjin por mbi të drejtën e Zotit, këto krijojnë një kakofoni shumë të madhe”, u shpreh Malaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori