Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kritikuar qeverisjen aktuale në nivel qendror se me politikat e gabuara ka sjellë Kosovën në gjendje të rëndë dhe se ftesa për takime ka për qëllim ndarjen e opozitës, pasi sipas kësaj partie zgjidhja e vetme është dorëheqja e Albin Kurtit nga posti i kryeministrit.
Komentet e LDK-së së drejtuar nga Lumir Abdixhiku vijnë pas takimit që kryeministri Albin Kurti kishte me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi të hënën, në të cilin u diskutua edhe mundësia e zgjedhjeve të parakohshme. Në këtë takim dy partitë tjera opozitare, LDK e AAK refuzuan të marrin pjesë.
Kryetari i LDK-së ftesën e Kurtit për takim po e sheh më tepër si tentim për ndarjen e opozitës dhe jo për zgjedhje të reja, pasi për këtë sipas saj, paraprakisht kryeministri Kurti duhet të ofrojë dorëheqje, teksa përgjigjen pozitive për takim të PDK-së e konsideron si “shndërrim në instrument të politikës së LVV-së”.
“Pasi kanë mbytur ekonominë, pasi kanë shpenzuar tri vite e gjysmë në ankesa mbi të shkuarën, pa dhënë një projekt të vetëm kapital, pasi kanë izoluar Kosovën, kanë pranuar autonominë, pasi kanë dështuar në anëtarësime e në njohje, pasi humbën betejën në Këshill të Evropës, si rast historik e hap kapital të Republikës, pasi ndanë e përçanë ofenduan e propaganduan në nivelet më të ulëta njerëzore e politike, popullistët kërkojnë tani takim! Takim për zgjedhje, por jo dorëheqje! Takim për ndarje të fajësisë mes partive, por jo marrje të përgjegjësisë! Instrumentalizmi i opozitës është qëllimi i tyre, Në këtë instrumentalizim ata kanë gjetur dhe aleatë! Por nuk do të gjejnë Lidhjen Demokratike të Kosovës… Prandaj, ju them dy-tre fjalë: Ju caktojeni! Ne do ta caktojmë vetë festën”, ka thënë Abdixhiku në shënimin e 34-vjetorit të themelimit të LDK-së në Ferizaj.
Ai tha se sot bashkërisht po shënojnë jo vetëm themelimin e Degës së LDK-së në Ferizaj, por dhe vitin e lindjes së aspiratave kombëtare të shqiptarëve të Kosovës.
“34 vite më parë, nga 23 dhjetori i vitit 1989, e në çdo ditë e muaj të vitit vijues, intelektualë të shquar të kohës, punëtorë, studentë e familjarë, po bëheshin bashkë rreth një qëllimi madhor kombëtar, si përgjigje ndaj thirrjes monumentale të historisë, themeltarët e orëve të rënda po krijonin lëvizjen më të madhe e më domethënëse historike të shqiptarëve të Kosovës, po krijonin Lidhjen Demokratike të Kosovës… Në krye të kësaj lidhjeje e besëlidhje e kësaj lëvizje popullore, qëndronte prijësi ynë historik, Ati Themeltar i shtetit të Kosovës, presidenti historik, dr. Ibrahim Rugova… Lindja e LDK-së, ishte lindje e aspiratave të artikuluar politike për liri, pavarësi, demokraci. Ishte lindje e përpjekjes sonë kolektive për jetë të lirë, të dinjitetshme, të pavarur në shtetin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë veprimtarisë si parti politike ka artikuluar aspiratat e popullit për liri e për pavarësi, teksa ka bërë thirrje që për rininë të krijohen kushte më të mira, në mënyrë që ajo të mos e braktisë vendin.
“Të rinjve e të rejave tona, familjeve në Kosovë, duhet t’u japim jo Evropën si destinacion ikjeje, por Evropën si komunitet tek i cili jemi anëtarë si një shtet demokratik… Teksa flasim sot këtu, plot 173 qytetarë të Kosovës e kanë lëshuar vendin tashmë. Pra, çdo ditë, për ditë nga 173 qytetarë kosovarë largohen nga vendi i tyre, 1.211 për një javë e plot 60 mijë në një vit… Teksa flasim ne sot këtu, vendi ynë, Republika e Kosovës, është e sanksionuar, e izoluar dhe e refuzuar në familjen euroatlantike, aty ku rrugëtimi ynë shtetar nuk ka alternativë. Sot, masat e BE-së, e vendeve më mike të Kosovës, u janë shtuar kriteret e reja, përkatësisht autonomia si “pokrainë” e serbëve në Kosovë, parakusht i anëtarësimit në Këshill të Evropës. Ky kusht do të jetë aty, përderisa popullistët zgjedhin rrugën e përplasjes me aleatë”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka kritikuar Qeverinë Kurti edhe për gjendjen e rënduar në, siç është shprehur, pothuajse në secilin sektor, duke qëndruar si spektatorë, teksa kanë refuzuar të rrisin pagat dhe investimet, gjë e cila po ndikon në mirëqenien e mirëfilltë të qytetarëve të vendit.
Në këtë manifestim, një fjalim rasti ka mbajtur edhe kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A