LAJMI I FUNDIT:

Pas Inter dhe Barcelonës, një tjetër klub i madh evropian futet në garë për Rabiot

Pas Inter dhe Barcelonës, një tjetër klub i madh evropian futet në garë për Rabiot

Adrien Rabiot ka kontratë me Juventusin deri më datë 30 qershor dhe Bayern Munich tashmë është bërë klubi i fundit që ka shfaqur interesim për shërbimet e tij, pas Interit dhe Barcelonës.

Mesfushorit i kishte skaduar kontrata edhe sezonin e kaluar gjithashtu, por ai pranoi që ta rinovojë atë edhe për një vit tjetër.


Juventusi do të ketë një punë mjaft të vështirë për të rinovuar kontratën e Rabiot, duke marrë parasysh kërkesat e larta të nënës dhe agjentes së tij, Veronique Rabiot, e cila njihet për ashpërsinë në negociata.

Në rast se Rabiot bëhet një lojtar i lirë, shumë klube anembanë Evropës do të ishin të lumtur që ta kenë atë në radhët e tyre.

Inter dhe Barcelona tashmë janë përmendur si dy kandidatë, ndërsa mediumi gjerman BILD sugjeron se edhe Bayern Munichu është gati për t’i bërë një ofertë reprezentuesit francez.

Rabiot do të ishte një opsion shumë më i lirë për Bayernin gjatë verës, se sa Martin Zubimendi dhe Joao Palhinha, që kanë qenë objektiva afatgjatë të gjigantit gjerman.

28-vjeçari ka bërë 197 paraqitje për “Zonjën e Vjetër” në të gjitha garat, duke shënuar 20 gola dhe duke dhuruar 15 asistime./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Kalo në kategori