Konfirmon përkushtimin e saj ndaj fushatës “Së bashku kundër kancerit” dhe mirëqenies së shoqërisë
Në Ditën Ndërkombëtare të Kancerit, IPKO shënoi këtë datë duke i dhuruar komunës së Fushë Kosovës një sistem të sofistikuar të ultrazërit i cili zbulon kancerin në fazat e hershme dhe është jetik në shpëtimin e jetës.
Ky donacion bëhet në kuadër të fushatës së IPKO-së “Së bashku kundër kancerit” dhe pasqyron përkushtimin e saj të vazhdueshëm për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore dhe për të siguruar që komunitetet të kenë qasje në mjetet thelbësore diagnostikuese për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit. Kjo përpjekje është një dëshmi e përkushtimit të saj të vazhdueshëm për të bërë një ndikim pozitiv në jetën e atyre në nevojë.
Gjatë ceremonisë së donacionit, e pranishme ishte edhe znj. Mimoza Kolshi – Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale pranë Komunës së Fushë Kosovës për të pranuar këtë kontribut të rëndësishëm. Ajo shprehu mirënjohjen e tij ndaj IPKO-së për donacionin e tyre bujar, duke theksuar rëndësinë e tij kritike për komunitetin.
Mirënjohje të thellë për këtë donacion shprehen edhe z. Remzi Shala – Drejtor i Qendrës Kryesore të Mjeksisë Familjare (QKMF) si dhe z. Mustafë Gashi – Kryeshef I QKMF, per donacionin e ultrazerit “Versana Essential Advanced Version” me dy sonda – atë konvekse dhe lineare nga prodhuesi General Electric Healthcare, sistemi i ultrazërit më i sofistikuar në treg.
Ata treguan për numrat gjithnjë në rritje të pacientëve në nevojë për diagnostifikim të mirëfilltë si dhe numrin gjithnjë e në rritje të popullatës së Komunës së Fushë Kosovës që ndikon drejtëpërdrejtë në rritjen e kërkesave për shërbime në këtë qendër. “Fakti që tani banorët e kësaj zone nuk është e nevojshme të drejtohen në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës për diagnostifkim, shkurton kohën e pritjes për pacient, mundëson një qasje më të lehtë në këtë shërbim dhe ndikon drejtëpërdrejtë në mundësi më të mëdha për diagnostifikim të hershëm dhe si rrjedhojë – shpëtimin e jetëve” – u shpreh Kyreshefi I QKMF, z. Mustafë Gashi.
Andras Pali, CEO i IPKO Telecommunications, ndau vlerësimin e tij për mundësinë për të kontribuar në mënyrë domethënëse në shoqëri. Ai theksoi se përfshirja e IPKO-së në komunitet shtrihet përtej ofrimit të shërbimeve të komunikimit dhe argëtimit, duke arritur në jetën e individëve në një mënyrë thellësisht personale dhe me ndikim. “Ne ndjejmë një ndjenjë të thellë krenarie dhe mirënjohjeje për aftësinë tonë për të dhënë një kontribut kaq domethënës për shoqërinë. Përkushtimi ynë për të rritur aksesin në kujdesin shëndetësor është i palëkundur, me një fokus të veçantë në përmirësimin e rezultateve dhe ofrimin e kujdesit të barabartë për individët që luftojnë kancerin. Duke u bashkuar me përpjekjet tona, ne mund të arrijmë më shumë dhe të qëndrojmë më të fortë në luftën kundër kësaj sëmundjeje” – tha z. Pali.
Në fillim të vitit të kaluar, IPKO drejtoi një donacion të konsiderueshëm për klinikën onkologjike dhe klinikën hemato-onkologjike të fëmijëve, shoqëruar me sigurimin e një ultrazëri modern për zbulimin e kancerit për Komunën e Hanit të Elezit. Kjo shënoi fillimin e angazhimit për të luftuar kancerin nën moton “Së bashku kundër kancerit”. Kjo fushatë u mbështet me shumë aktivitete dhe donacione përgjatë vitit 2023.
IPKO, si kompani lidere e telekomunikacionit në Kosovë, ka qenë e përkushtuar edhe në ngritjen e vetëdijes në luftën kundër kancerit dhe mbështetjen e pacientëve me kancer në komunitet. IPKO beson se ndërgjegjësimi dhe edukimi janë vendimtare për zvogëlimin e barrës së kancerit dhe si e tillë, kompania ka qenë e përfshirë në mënyrë aktive në iniciativa dhe fushata të ndryshme që synojnë ngritjen e vetëdijes për sëmundjen dhe promovimin e zbulimit të hershëm.
Kontributet e IPKO-së synojnë gjithashtu të mbështesin institucionet në përpjekjet e tyre për të ofruar kujdesin më të mirë për pacientët me kancer dhe familjet e tyre. Në vitin 2020, IPKO i dhuroi Klinikës së Onkologjisë një sistem të ngjashëm të sofistikuar të ultrazërit, i cili zbulon kancerin në fazat e hershme të tij.
Përkushtimi i IPKO-së për ngritjen e vetëdijes për kancerin dhe mbështetjen e pacientëve me kancer është një dëshmi e përkushtimit të kompanisë për të bërë një ndikim pozitiv në komunitet dhe për krijimin e një shoqërie më të shëndetshme dhe më të barabartë. Madje, përmes iniciativave dhe partneriteteve të ndryshme, IPKO ka treguar se nuk është vetëm një kompani telekomunikuese, por edhe një korporatë me përgjegjësi të lartë sociale që kujdeset për mirëqenien e klientëve të saj dhe të komunitetit më të gjerë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos