Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, me rastin e shënimit të ditës ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve, nga sot lëshoi në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare që i dedikohet edukimit dhe arsimimit parashkollor me titull ”Çerdhet dhe kopshtet e fëmijëve”.
“Me pamje të tri pullave postare, prezantohen grupmoshat e fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet sipas politikave edukativo-arsimore të vendit tonë”, thuhet në njoftim.
Më tej në njoftim përmes lojës dhe aktiviteteve të ndryshme në çerdhe, të vegjlit tanë fillimisht zhvillojnë shkathtësitë bazike të jetës, socializohen dhe njihen me disa koncepte bazë, përfshihen në eksperienca të reja, në sajë të aktiviteteve që mund të mos i kenë provuar më parë.
“Posta e Kosovës, me imazhet e këtyre pullave postare afirmon të drejtat e fëmijëve të mbarë botës dhe vazhdon të promovojë vlerat e Republikës së Kosovës, në të gjithë lëmenjtë e jetës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251