LAJMI I FUNDIT:

I vetmi që shkëlqeu te United, Hojlund godet rëndë bashkëlojtarët e tij

I vetmi që shkëlqeu te United, Hojlund godet rëndë bashkëlojtarët e tij

Manchester United ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e dytë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Djajtë e Kuq janë mposhtur 2-3 nga Galatasaray në Old Traford, një humbje që ia minimizon gjasat atyre për të kaluar grupin.

Rasmus Hojlund ishte ylli i vetëm që shkëlqeu te United, me sulmuesin danez që realizoi dy gola.

Megjithatë Hojlund ka goditur bashkëlojtarët e tij për pësimin e lehtë të golave në këtë sfidë.

“Duhet të kuptojmë se nuk mund të pranojmë gola menjëherë pasi të shënojmë”, tha Hojlund pas ndeshjes.

“Ne kemi pasur disa ndeshje tani ku kjo ka ndodhur. Është një periudhë e vështirë, por ne duhet të qëndrojmë së bashku, vetëm kështu do të dalim nga kjo situatë”.

Sulmuesi danez foli edhe për dy golat e shënuar në përballjen ndaj Galatasarayt, duke thënë se është i lumtur.

Galatasaray thellon krizën e Manchester United, korrin fitore të madhe në “Old Trafford”
Lexo po ashtu Galatasaray thellon krizën e Manchester United, korrin fitore të madhe në “Old Trafford”

“Ndihem i lumtur dhe i pakënaqur në të njëjtën kohë. Nuk ka të bëjë me mua, ka të bëjë me marrjen e tre pikëve dhe për momentin ne nuk jemi mjaftueshëm të mirë”.

Hojlund ishte i vetmi dritë shkëlqyese e humbjes 3-2 ndaj Galatasaray , pasi ai shënoi një dygolësh mahnitës, për kënaqësinë e Old Trafford.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka rreth finales së Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund - Real Madrid

Gjithçka rreth finales së Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund - Real Madrid

Liga e Kampionëve
Pesë lojtarët që Mourinho mund të nënshkruajë për të ndërtuar një formacion të përsosur te Fenerbahce

Pesë lojtarët që Mourinho mund të nënshkruajë për të ndërtuar një formacion të përsosur te Fenerbahce

Ligat tjera
Plotësohet dëshira e Mikel Artetës, sulmuesi i njohur i thotë

Plotësohet dëshira e Mikel Artetës, sulmuesi i njohur i thotë "po" ofertës së Arsenalit

Premier League
Real Madridi ka frikë se top ylli do të kërkojë largimin pas finales ndaj Dortmundit

Real Madridi ka frikë se top ylli do të kërkojë largimin pas finales ndaj Dortmundit

Liga e Kampionëve
Vincent Kompany synon t’ia “rrëmbejë” dy yje Arsenalit si nënshkrime të para tek Bayerni

Vincent Kompany synon t’ia “rrëmbejë” dy yje Arsenalit si nënshkrime të para tek Bayerni

Bundesliga
Mësohet edhe data kur Kylian Mbappe do të jetë para tifozëve madrilenë në

Mësohet edhe data kur Kylian Mbappe do të jetë para tifozëve madrilenë në "Santiago Bernabeu"

La Liga
Kalo në kategori