LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët po bashkohen në Kuvendin e Malit të Zi: Tre deputetë formojë grup parlamentar

Shqiptarët po bashkohen në Kuvendin e Malit të Zi: Tre deputetë formojë grup parlamentar
Nik Gjeloshaj, Mehmet Zenka dhe Nikolle Camaj

Forumi Shqiptar dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve (DUA) formuan një grup të përbashkët parlamentar në Kuvendin e Malit të Zi, ndërsa kryetar i grupimit do të jetë Nik Gjeloshaj.

Kujtojmë se Mehmet Zenka (DUA) ishte në zgjedhjet e 11 qershorit në listën e partisë së Milo Gjukanoviqit, DPS. Anëtarë të Forumit Shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi janë Nik Gjeloshaj dhe Nikollë Camaj.


“Kemi vendosur ta bëjmë këtë hap me synimin e bashkimit më të madh të shqiptarëve si dhe përfaqësimit të tyre autentik. Vetëm së bashku mund të punojmë në integrimin dhe përparimin e shqiptarëve, ku kjo do të jetë një pjesë kyçe e agjendës sonë të veprimit”, thuhet në njoftimin e Gjeloshajt dhe Zenkas.

Veprimtaria politike e grupit është, siç thonë ata, unike në çdo aspekt, duke mbrojtur dhe promovuar njëzëri të drejtat e popullit shqiptar, raporton rtcg.

“Në këtë mënyrë, tre deputetë unik shqiptarë do të përfaqësojnë popullin e tyre me dinjitet dhe do të punojnë me përkushtim për zhvillimin dhe përmirësimin e të gjitha komunave ku jetojnë shqiptarët. Nga grupimi ynë, gjuha shqipe do të dëgjohet dhe do të ketë jehonë në Parlamentin e Malit të Zi me krenari. Vazhdimi i integrimit të shqiptarëve, përmirësimi i standardit të tyre të jetesës dhe faktorizimi i plotë do të forcohet përmes grupit tonë”, deklaruan Geloshaj dhe Zenka.

Ata thonë gjithashtu se ky grup do të mbajë marrëdhënie të shkëlqyera si me vendet e rajonit ashtu edhe me vendet perëndimore, në radhë të parë me SHBA-në, si aleatin kryesor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Pse nuk ke para”, babai gjunjëzohet para së bijës se nuk i blen dot një iPhone

“Pse nuk ke para”, babai gjunjëzohet para së bijës se nuk i blen dot një iPhone

Azia
Veshi një kostum special dhe lejoi anakondan ta gëlltiste - gjërat shumë shpejt u përkeqësuan

Veshi një kostum special dhe lejoi anakondan ta gëlltiste - gjërat shumë shpejt u përkeqësuan

Amerika Latine
Majmunët “pushtuan” një qytet tajlandez

Majmunët “pushtuan” një qytet tajlandez

Azia
Pas miratimit të rezolutës që njeh gjenocidin në Srebrenicë, Dodik thotë se serbët do të shkëputen nga Bosnja

Pas miratimit të rezolutës që njeh gjenocidin në Srebrenicë, Dodik thotë se serbët do të shkëputen nga Bosnja

Bosnja
Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Aeroplani X që mund të revolucionarizojë luftën - ai do të pilotohet nga distanca, por nuk do të përdoret për fushëbeteja

Aeroplani X që mund të revolucionarizojë luftën - ai do të pilotohet nga distanca, por nuk do të përdoret për fushëbeteja

Botë
Kalo në kategori