Barcelona thuhet se do të dëgjojë ofertat për të gjithë lojtarët e ekipit të parë pasi klubi ende e gjen veten mbi kufirin e shpenzimeve të La Ligas.
Klubi katalanas vazhdon të gjendet në një rrëmujë financiare pasi ata ende po operojnë mbi kufirin vjetor të shpenzimeve prej 270 milionë eurosh (234 milionë £/282 milionë dollarë) të vendosur nga La Liga.
Lëvizja e tyre në stadiumin “Montjuic”, teksa Camp Nou po rinovohet, ka ulur të ardhurat e tyre, duke i komplikuar më tej gjërat. Sipas mediumit katalan “Sport, klubi është gati të sakrifikojë diçka në mënyrë që gjërat t’i rikthehen normalitetit.
Vendimi do të merret nga drejtori sportiv Deco, i cili do të kërkojë të shesë mes lojtarëve që kanë pasur minuta më pak. Klubi nuk ka ndërmend të aktivizojë një levë tjetër financiare dhe për këtë arsye ata po kërkojnë të balancojnë rezervat e tyre duke i nxjerrë lojtarët në shitje.
Barcelona dëshiron të heqë qafe Ansu Fatin, por për këtë, sulmuesi duhet të shfaqë potencialin e tij të plotë në Brighton. Edhe pse ai ka pasur një fillim jo të mirë me klubin anglez, klubi shpreson se ai mund të gjejë formën optimale së shpejti në mënyrë që ata të mund të marrin një çmim të mirë për të verën e ardhshme.
Barcelona është gjithashtu e hapur për të shitur një qendërmbrojtës dhe ata janë duke i varur shpresat e tyre te Eric Garcia, i cili po tregon paraqitje mjaft pozitive për Gironan këtë sezon.
Megjithatë, menaxhmenti i ekipit do të shikojë opsione të tjera në mesfushë ose sulm për të mbledhur fonde të konsiderueshme nga shitjet e tyre.
Deco do të fillojë operacionin e largimeve verën e ardhshme në mënyrë që ritmi i skuadrës të mos pengohet në janar. Megjithatë, në afat të shkurtër, fokusi mbetet te përballja në Ligën e Kampionëve kundër Portos të mërkurën në mbrëmje./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ylli i Real Madridit i “bie pishman”, nuk dëshiron të largohet këtë verë
Andre Onanas i thuhet se mund të luajë në mesfushë pasi ‘ia përfundoi karrierën’ yllit të Arsenalit
Real Madrid ‘po punon në heshtje’ për nënshkrimin si transferimi i lirë të Alexander-Arnold në 2025
Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë
Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një
Zbulohet premtimi që Hansi Flick i ka dhënë Ansu Fatit
Krenaria e Kosovës, DISTRIA KRASNIQI - medalja e dytë olimpike, merr të argjendtën në PARIS 2024
Ka kohë që nuk keni parë një gol të tillë - turbullon me driblime disa mbrojtës dhe shënon talenti i Van Persie
SHBA-të e nisin fuqishëm në Paris, mposhti bindshëm Serbinë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Arsenali e do sulmuesin e Barcelonës dhe është gati të ofrojë 50 milionë euro
Vuçiq sërish flet për pretendimet e "Slobodna Bosna", se Serbia po financon media në Kosovë
Preteni: Ushtarët e UÇK-së kanë qenë të lidhur për 48 orë nga KFOR-i francez
Kush qëndron pas sabotimit të rrjetit hekurudhor të Francës?
Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani
Pesë numrat e fanellave që Barcelona mund t'i ofrojë Nico Williams, duke përfshirë numrin 10