LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka plane të menjëhershme për të dërguar instruktorë ushtarakë britanikë në Ukrainë, thotë Rishi Sunak

Nuk ka plane të menjëhershme për të dërguar instruktorë ushtarakë britanikë në Ukrainë, thotë Rishi Sunak

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, ka thënë se nuk ka plane të menjëhershme për të vendosur instruktorë ushtarakë në Ukrainë.

Deklarata e tij vjen pas komenteve të ministrit të tij të mbrojtjes, i cili kishte sugjeruar se trupat mund të kryenin trajnime në vend.


Pas komenteve të Grant Shapps, kryeministri tha se “nuk ka ushtarë britanikë që do të dërgohen për të luftuar në konfliktin aktual”.

Duke folur me gazetarët në fillim të konferencës vjetore të partisë Konservatore në Mançester, Sunak tha: “Ajo që po thoshte sekretari i Mbrojtjes ishte se mund të ishte e mundur një ditë në të ardhmen që ne të bënim një pjesë të atij trajnimi në Ukrainë. Por kjo është diçka për një afat të gjatë, jo këtu dhe tani”.

Ndërkohë shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, njoftoi të hënën se të gjithë ministrat e jashtëm të bllokut takohen për herë të parë përtej kufijve të tij, në kryeqytetin ukrainas Kiev.

“Ne po thërrasim një takim historik të ministrave të jashtëm të BE-së këtu në Ukrainë, vend kandidat dhe anëtar i ardhshëm i BE-së. Ne jemi këtu për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen tonë për popullin ukrainas”, tha Borrell në një deklaratë në mediat sociale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusët tentuan sërish të marrin nën kontroll qytetin CHasiv Yar, edhe kësaj radhe dështuan – artileria ukrainase ishte shumë precize

Rusët tentuan sërish të marrin nën kontroll qytetin CHasiv Yar, edhe kësaj radhe dështuan – artileria ukrainase ishte shumë precize

Evropa
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Botë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Humb jetën në luftime njëri prej pilotëve më të mirë ukrainas

Humb jetën në luftime njëri prej pilotëve më të mirë ukrainas

Evropa
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Kalo në kategori