LAJMI I FUNDIT:

Pierce Brosnan dhe djali i tij pozuan së bashku dhe mahnitën fansat

Pierce Brosnan dhe djali i tij pozuan së bashku dhe mahnitën fansat
(Foto: Instagram/paulandshark)

Aktori Pierce Brosnan dhe djali i tij i vogël, Paris, realizuan një fushatë të përbashkët për markën e modës, Paul&Shark.

70-vjeçari, i cili deri më tani ishte ambasadori i këtij brendi, tash e ka përfshirë edhe djalin në fushatë.

Me këtë rast, për fushatën e re, babë e bir veshën disa nga kombinimet më ekskluzive të modës nga koleksioni Paul&Shark ‘vjeshtë/dimër 2023’.


Ky koleksion ka një fokus në ‘elegancën e sofistikuar’ me lesh kashmiri italian, pulovra leshi të thurura dhe këmisha të buta pambuku.

Agjenti më i famshëm sekret në botë 007 duket mirë madje edhe me një kostum rozë
Lexo po ashtu Agjenti më i famshëm sekret në botë 007 duket mirë madje edhe me një kostum rozë

Fotot janë realizuar në Itali, ndërsa fushatën e kanë quajtur “Historia e Babait dhe Birit” dhe kanë gëzuar fansat me bashkëpunimin e tyre dhe faktin që dukeshin të natyrshëm.

(Foto: Instagram/paulandshark)

Ndryshe, 22-vjeçari Paris është djali më i vogël i Pierce Brosnan dhe gruas së tij, Keely Shaye Smith, ndërsa më parë ka deklaruar se babai i tij është burimi më i madh i frymëzimit për të. Djali i madh i aktorit, Dylan (26 vjeçar), është muzikant. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Magazina
Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi

Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi

Magazina
Përplasje mes Gjestit dhe Eglit: Ti ma ke bërë kaq të vështirë dhe për faqe të zezë që kam pëlqim për një djalë

Përplasje mes Gjestit dhe Eglit: Ti ma ke bërë kaq të vështirë dhe për faqe të zezë që kam pëlqim për një djalë

Magazina
“Të kam thënë para se të vijë babai”, Gjesti i kujton Loredanës paralajmërimin që i kishte bërë

“Të kam thënë para se të vijë babai”, Gjesti i kujton Loredanës paralajmërimin që i kishte bërë

Magazina
Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania, mes tyre një çift

Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania, mes tyre një çift

Magazina
Kalo në kategori