LAJMI I FUNDIT:

David Moyes thotë se mesfusha e West Hamit mund të jetë më e mirë pa Declan Rice

David Moyes thotë se mesfusha e West Hamit mund të jetë më e mirë pa Declan Rice

David Moyes beson se mesfusha e e West Ham United mund të jetë më e mirë se sa ishte kur ata e fituan Ligën e Konferencës në qershor. 

Trajneri i Çekanëve ka bërë të ditur se pavarësisht se e humbën Declan Ricen, me këtë të fundit që kaloi te Arsenali – ata do të jenë më të mirë në mesfushë.


“Mund të jetë, unë mendoj kështu”, deklaroi ai pavarësisht se janë pa mesfushorin anglez. “Ne jemi përpjekur të marrim lojtarë që mund të bëjnë punë të caktuara për ne dhe të bëjnë mirë”.

Declan Rice tregon ndryshimin kryesor midis Artetës dhe trajnerëve të tjerë
Lexo po ashtu Declan Rice tregon ndryshimin kryesor midis Artetës dhe trajnerëve të tjerë

“Dec ishte një super lojtar, dhe nëse mund të arrijmë diku afër të jemi në atë nivel me Declan, atëherë do të kemi bërë një punë të mirë në atë departament rekrutimi”.

“Jam i sigurt që e dini se ne kishim një finale më 7 qershor, dhe më pas shkuam në Australi gjithashtu. Koha jonë ishte mjaft e shkurtër, kështu që kjo është arsyeja që shumë transferime të bëhen pak më vonë”.

“Dhe ne shitëm një lojtar (Rice) ndoshta vetëm një muaj në afatin kalimtar, kështu që ka shumë arsye kur shikoni ndoshta pse nuk i bëmë gjërat aq shpejt sa do të donim”, ka shtuar më tej Moyes.

Hammers kanë transferuar deri më tani James Ward-Prowse dhe Edson Alvarez për një total prej 75 milionë eurosh, pasi shitën kapitenin Rice te Arsenali për pothuajse dyfishin e kësaj shume. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

La Liga
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën

Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona

Sport
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas

Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas

Premier League
Si mund të luajë Bayernin nën urdhrat e Kompanys dhe me katër transferime

Si mund të luajë Bayernin nën urdhrat e Kompanys dhe me katër transferime

Bundesliga
Tifozët pretendojnë se ‘futbolli ka vdekur’ pasi dolën detaje të reja të Ligës së Kampionëve

Tifozët pretendojnë se ‘futbolli ka vdekur’ pasi dolën detaje të reja të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

La Liga
Kalo në kategori