LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë në Shqipëri: PPNEA vendos gjashtë sinjalistika të reja rrugore për ariun e murrmë

Për herë të parë në Shqipëri: PPNEA vendos gjashtë sinjalistika të reja rrugore për ariun e murrmë

Masat e reja për mbrojtjen e jetës së egër të zbatuara nga PPNEA përgjatë rrugës nga Pogradeci në Kapshticë.

Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri ka vendosur gjashtë tabela të reja paralajmëruese përgjatë rrugës Pogradec-Kapshticë, të projektuara për të mbrojtur jetën e egër, me fokus të veçantë tek popullata e Ariut të Murrmë.

Shoqata e Mbrojtjes dhe Ruajtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) vendosi këto tabela, të cilat përfaqësojnë një arritje historike pasi shënojnë instalimin e parë të sinjalistikës specifike për këtë lloj të rrezikuar në Shqipëri.


“Vendosja e këtyre tabelave ka një rëndësi të jashtëzakonshme pasi plotësojnë sinjalistikën e nevojshme për tre bio-korridoret që lidhin Parkun Kombëtar të Prespës me Valamarën, Moravën dhe zonave të tjera natyrore në shtetin fqinj grek. Korridoret u identifikuan më herët përmes një serie monitorimesh me kamera kurth, ku rezultatet treguan praninë dhe riprodhimin e ariut”, thuhet në njoftimin e PPNEA.

Përpara se të ideoheshin këto tabela, u realizuan konsultime edhe me banorët e disa fshatrave në afërsi.

Bashkëpunimi me aktorë të ndryshëm ka qenë thelbësor për hartimin e strategjive gjithëpërfshirëse dhe efektive të mbrojtjes së mjedisit natyror në Shqipëri.

“Këto tabela sinjalistike paralajmëruese shërbejnë si një masë jetike derisa të krijohet infrastruktura e përshtatshme për të lehtësuar kalimin e sigurt të kafshëve të egra. Duke rritur ndërgjegjësimin dhe duke inkurajuar për më shumë kujdes, ne synojmë të parandalojmë aksidentet tragjike që mund të ndodhin jo vetëm për Ariun, por edhe për llojet e tjera që shfrytëzojnë këto habitate të fragmentuara”, vijon tutje njoftimi i PPNEA.

Vendosja e tabelave ka qenë një nismë e përbashkët, me mbështetjen e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Korçë. Ky bashkëpunim shpreh një qasje të re ndaj mbrojtjes së kafshëve të egra dhe vendos një themel pozitiv për përpjekjet e ardhshme të ruajtjes dhe mbrojtjes së tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori