LAJMI I FUNDIT:

“Ishte e qartë”: Shefja e televizionit shtetëror rus thotë se ajo ‘parashikoi ardhjen e rebelimit të Prigozhin’

“Ishte e qartë”: Shefja e televizionit shtetëror rus thotë se ajo ‘parashikoi ardhjen e rebelimit të Prigozhin’

Margarita Simonyan, kreu i transmetuesit shtetëror rus RT, ka thënë se “kishte paralajmëruar” për rebelimin e Yevgeny Prigozhin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Prigozhin, pronari i grupit mercenar Wagner, përshkallëzoi kritikat e tij të ashpra ndaj sjelljes së luftës në Ukrainë nga Rusia më 24 qershor, duke bërë thirrje për një kryengritje të armatosur për të rrëzuar ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu.


Kështu, ata shpërthyen në një kryengritje që pa mercenarët e Prigozhin të largoheshin nga Ukraina për të “kapur” një seli ushtarake në një qytet jugor rus dhe për të lëvizur përpara, në dukje të pakundërshtueshme, për qindra kilometra drejt Moskës, përpara se të ktheheshin pas më pak se 24 orësh.

Skenarët e mundshëm - ja çfarë mund të ndodhë me Grupin Wagner pas dështimit të rebelimit të armatosur në Rusi
Lexo po ashtu Skenarët e mundshëm - ja çfarë mund të ndodhë me Grupin Wagner pas dështimit të rebelimit të armatosur në Rusi

Prigozhin dhe luftëtarët e tij i shpëtuan ndjekjes penale dhe iu ofrua internimi në Bjellorusi si pjesë e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga presidenti bjellorus Alexander Lukashenko.

Dhe tani, Simonyan ka thënë se ajo kishte marrë me mend se Prighozin po përgatiste “një grusht shteti” në fillim të këtij viti.

Julia Davis, themeluesja e grupit vëzhgues të “Russian Media Monitor”, ndau një video të një transmetimi ku Simonyan bëri komentet në Twitter.

“Po mendoj përsëri për argumentet tona, me ty, Tigran dhe miqtë tanë, në dhjetor 2021, kur thashë se deri në pranverën e 2022 do të kishte një luftë të madhe në Ukrainë”, i thotë Simonyan prezantuesit Roman Babayan në video, sipas përkthimit të dhënë nga Russian Media Monitor.

Si erdhi deri te armiqësia ndërmjet forcave mercenare Wagner dhe ushtrisë ruse
Lexo po ashtu Si erdhi deri te armiqësia ndërmjet forcave mercenare Wagner dhe ushtrisë ruse

“Ju thatë, për çfarë po flisni? Ja pra, si me Prighozhin… A nuk thashë në pranverë se po bënte grusht shteti?”.

Simonyan tha se këtë e kishte kuptuar pasi foli me Prigozhin në fillim të këtij viti.

“Pasi folëm me të për 40 minuta në pranverë, ne folëm në telefon dhe gjithçka ishte mjaft e qartë”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik me një çmenduri të re: Në Srebrenicë nuk u vra askush, do t’ia ndryshojmë emrin qytetit

Dodik me një çmenduri të re: Në Srebrenicë nuk u vra askush, do t’ia ndryshojmë emrin qytetit

Bosnja
Gruaja nga Çikago bleu një shtëpi për 1 euro në Itali - tregon se si e transformoi atë

Gruaja nga Çikago bleu një shtëpi për 1 euro në Itali - tregon se si e transformoi atë

Botë
Qeveria e Sllovenisë njeh shtetin palestinez, e dërgon për miratim në parlament

Qeveria e Sllovenisë njeh shtetin palestinez, e dërgon për miratim në parlament

Botë
Humb jetën një burrë në aeroportin e Amsterdamit, bie në motorin e aeroplanit

Humb jetën një burrë në aeroportin e Amsterdamit, bie në motorin e aeroplanit

Evropa
Pamje nga beteja e ashpër për qytetin Vovchansk në rajonin e Kharkivit

Pamje nga beteja e ashpër për qytetin Vovchansk në rajonin e Kharkivit

Evropa
Si erdhi dhe çfarë do të thotë slogani viral ‘All eyes on Rafah’? Ai është përdorur 47 milionë herë në Instagram deri më tani

Si erdhi dhe çfarë do të thotë slogani viral ‘All eyes on Rafah’? Ai është përdorur 47 milionë herë në Instagram deri më tani

Botë
Kalo në kategori