LAJMI I FUNDIT:

Sa refuzoi nga Arabia Saudite dhe sa do të fitojë në MLS – zbulohet paga e Messit te Inter Miami

Sa refuzoi nga Arabia Saudite dhe sa do të fitojë në MLS – zbulohet paga e Messit te Inter Miami

Lionel Messi mendohet se ka refuzuar një miliardë e 200 milionë euro nga Al Hilal për dy vite.

Argjentinasi ishte i kërkuar edhe nga Barcelona, ​​MLS e kërkonte prej kohësh, por dukej se nuk do t’i rezistonte dot thirrjes së miliardave saudite dhe se do t’i bashkohej Cristiano Ronaldos dhe Karim Benzemas në Lindjen e Mesme.


Por në fund të historisë, Messi sërish e pranoi ofertën nga klubi i David Beckham.

Edhe pse nuk dihet ende paga e tij e saktë, mediat amerikane shkruajnë se argjentinasi do të fitojë 54 milionë dollarë në sezon, gjë që do ta bëjë atë lojtarin më të paguar në ligë.

Paga e Messit nuk përfshihet në “kapakun e pagave”, pasi ai është një nga tre “lojtarët e emëruar” të Interit që në thelb nuk kanë një kufi rroge.

Si e përdori Beckham strategjinë e Sir Alex Ferguson për transferimin e Messit
Lexo po ashtu Si e përdori Beckham strategjinë e Sir Alex Ferguson për transferimin e Messit

Deri më tani, titullin e lojtarit më të paguar e mbante Lorenzo Insigne, të cilin Toronto e paguan 14 milionë dollarë në vit.

Pas tij ishte Xherdan Shaqiri në listën e më të paguarve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori