Kina do të ndalojë shpërndarjen e dokumenteve me AirDrop dhe Bluetooth për arsye të sigurisë kombëtare
Rregullatori kinez i hapësirës kibernetike planifikon rregulla të reja në ndalimin e përdorimit të mjeteve të shpërndarjes me “wireless” të dokumenteve, sikurse Bluetooth dhe AirDrop për shkak të sigurisë kombëtare.
Ky veprim vije pasi protestuesit në Kinë e përdorën AirDrop-in për shpërndarjen e përmbajtjeve gjatë protestave anti-qeveritare në tetorin e vitit të kaluar, duke anashkaluar kështu censurimin e internetit. Disa javë më vonë, Apple vendosi kufizime në përdorimin e AirDrop në pajisjet e saja në Kinë.
CNN raporton se draft propozimi u lëshua më herët gjatë javës nga Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës, mbikëqyrësit të fuqishëm të internetit i cili i raporton trupit qeveritar të udhëhequr nga lideri shtetëror, Xi Jinping, përcjell Telegrafi.
Qëllimi i rregullores është të “ruajë sigurinë kombëtare dhe interesat publike sociale” duke rregulluar përdorimin e mjeteve të komunikimit pa tel me rreze të afërt si Bluetooth, Wi-Fi dhe teknologji të tjera, thuhej në draft propozim.
Njerëzit nuk duhet të postojnë ose shpërndajnë informata “ilegale dhe të dëmshme” në rrjete të tilla dhe se duhet që shkeljet t’i raportojnë tek rregullatorit. Ata të cilët krijojnë dhe mbështesin rrjete të tilla, duhet që t’u kërkojnë përdoruesve që t’i ofrojnë emrat e tyre të vërtetë dhe informata të tjera personale.
Tutje drafti thotë se ofruesit e shërbimeve duhet që t’u përmbahen rregullave të sigurisë kur lansojnë aplikacione ose funksione të cilat kanë aftësinë e “mobilizimit të publikut” ose të mundësojë “shprehjen publike”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNetflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Xiaomi paraqiti kërkesën për një tjetër telefon të palosshëm
Boston Dynamic prezanton robotin e ri qen i cili shfaqet duke kërcyer
Google Maps, pamje në 45 shkallë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe