LAJMI I FUNDIT:

AUV heq dilemat, domatet nga Shqipëria brenda parametrave të lejuar për konsum

AUV heq dilemat, domatet nga Shqipëria brenda parametrave të lejuar për konsum

Domatet e importuara nga Shqipëria kanë rezultuar brenda parametrave të lejuar për konsum, ka konfirmuar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

Zëdhënësi i këtij institucioni, Lamir Thaçi, ka deklaruar për Telegrafin se të enjten i kanë pranuar rezultatet e mostrave të domateve me origjinë nga Shqipëria, të dërguara në një laborator të kontraktuar, i cili testet i ka realizuar në laborator të akredituar në Bullgari.

Siç ka bëtë të ditur ai, të gjitha mostrat kanë rezultuar brenda limiteve sipas rregullores se Bashkimit Evropian.


Dyshohet se domatet e importuara nga Shqipëria përmbajnë sasi të hormoneve, AUV në pritje të rezultateve laboratorike
Lexo po ashtu Dyshohet se domatet e importuara nga Shqipëria përmbajnë sasi të hormoneve, AUV në pritje të rezultateve laboratorike

“Do të thotë, prezenca e kontaminuesve kimik është brenda normave ose limiteve, të cilat janë të lejuara për konsum dhe nuk paraqesin rrezik”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se mostrat janë testuar në të gjitha llojet e pesticideve.

Ai tutje ka bërë të ditur se përveç kontrollit të rregullt zyrtar bazuar në plan me bazë rrisku, pas publikimit të informatave për dyshime të mbetjeve të pesticideve në domate, AUV përveç mostrave të testuar në laboratorët vendorë, ka dërguar mostra edhe jashtë vendit për testime me metoda konfirmative.

“Ato heqin dyshimet për prezencë të pesticideve mbi normat e lejuara. Për këto dyshime asnjëherë nuk ka pasur komunikime zyrtare nga mekanizmi i BE-së RASFF”, ka theksuar Thaçi.

Në fund, ai ka shtuar se kontrollet e rregullta do të vazhdojnë mbi të gjitha ngarkesat sipas planit.

BE-ja kthen mbrapsht domaten shqiptare, çmimi për kg në Shqipëri bie deri në 18 cent
Lexo po ashtu BE-ja kthen mbrapsht domaten shqiptare, çmimi për kg në Shqipëri bie deri në 18 cent

“Kemi bashkëpunim të ngushtë me Autoritetin Shqiptar të Ushqimit. Në kohë reale shkëmbejmë informata për të gjitha produktet ushqimore qe tregtohen mes dy vendeve. Konsumatorët duhet të ndihen të sigurt për produktet qe kontrollohen nga AUV. Gjithmonë ndërmarrim të gjitha veprimet për të hequr secilin dyshim që paraqitet”, ka përfunduar zëdhënësi i AUV-it.

Telegrafi në vazhdimësi ka raportuar mbi këtë çështje, pasi domatet dyshohej se përmbanin sasi të larta të hormoneve, të cilat janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Ekonomi
Kalo në kategori