Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, një ditë më parë ka thënë se presin që më së largu sot (e mërkurë) që të këtë një marrëveshje për qetësim të situatës në veri.
Ai gjatë takimit me gazetarë përmendi edhe tri kushtet që i kanë paraqitur kryeministrit Kurti, e që janë: qetësimi i situatës në veri, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimi në dialog me Serbinë.
“Duhet të ndodhin hapa tani, dhe ne duhet të shohim se kemi pajtim në këtë aspekt sot e nesër, sepse të premten unë dhe Miroslav Lajcak duhet të raportojmë para eprorëve tanë nëse takimi ynë ishte i suksesshëm apo jo”, u shpreh ai.
Zyrtari i lartë amerikan kishte thënë se pavarësisht se SHBA-ja qëndron pas Kosovës, moskoordinimi me ta për çështjen e kryetarëve të rinj të komunave në veri, do të ketë pasoja për Prishtinën.
“Ne kemi thënë që të mos ndizen situatat veçse delikate dhe kishte këmbëngulje duke përdorur forcën për të futur kryetarët e rinj në ndërtesa. Jam në Qeverinë amerikane që kur kam qenë 19 vjeç, kam parë shumë Qeveri amerikane që janë larguar nga ndërtesat për shkak të vërshimeve, zjarreve, uraganeve, COVID-it, por edhe protestave dhe nuk kam parë që dikush ka vënë në pikëpyetje autoritetin e Qeverisë amerikane. Prandaj, pse këto ndërtesa, pse nën këto kushte, pse pasi ne kemi kërkuar nga ta për koordinim, edhe pse ne qëndrojmë pas tyre ata nuk pranojnë të koordinohen. Kjo na lë ne të kuptojmë se si na shohin ata ne si partner dhe kjo duhet të ketë pasoja”, theksoi Escobar.
Escobar tutje ka thënë se raporti mes Kosovës dhe SHBA-ve nuk do të ndryshoj pavarësisht rrethanave të krijuara.
“Lidhja mes SHBA-ve dhe Kosovës, është lidhje mes popujve të vendeve tona dhe kjo është e fortë dhe nuk do të ndryshojë. Ne do të vazhdojmë të jemi mbështetësi juaj kryesor”, ka thënë Escobar.
Ai ka shtuar se ka vështirësi me kryeministrin Albin Kurti, por që kjo nuk do të ndikojë në raportin Kosovë-SHBA, shkruan Telegrafi.
“Shpresoj që njerëzit të kuptojnë se çfarëdo vështirësie që kemi me kryeministrin, nuk do të ndikojë në këtë ndjesi”, u shpreh ai.
Emisari i SHBA-ve shtoi se i dhemb fakti që qytetarët në Kosovë po mendojnë që SHBA-ja është në favor të Serbisë.
“Do të jem shumë i sinqertë. SHBA-ja ka qenë mbështetësi juaj kryesor. Më dhemb të shoh se njerëzit mendojnë se ne disi po e çojmë marrëdhënien tonë, dhe angazhimin në Kosovë, për favore të Serbisë”, u shpreh Escobar, duke përmendur shumë procese në të cilat SHBA-të i kishin dalë kundër Serbisë, në favor të Kosovës.
Ai më tej shtoi se pavarësisht që SHBA-ja do të jetë gjithmonë krah popullit të Kosovës, kjo nuk do të thotë se do të qëndrojnë krah një individi.
“Ne gjithmonë do të qëndrojmë krah popullit të Kosovës. Por kjo s’do të thotë që do të qëndrojmë krah një individi që nuk e ndan atë instinkt për të bashkëpunuar e për t’u bashkërenduar. Më duhet të them se jemi shumë të hutuar edhe pe të bashkuar me BE-në se pse po ndodh e gjithë kjo”, tha Escobar.
I dërguari amerikan për dialogun deklaroi se draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe duhet të prezantohet menjëherë nga qeveria.
“Nuk mund ta injorojmë Asociacionin, është pjesë e marrëveshjes. Do të ndodh, por qështja është me kë”, ka thënë Escobar.
Dy zyrtarët po vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin, me synimin që të gjejnë një zgjidhje për qetësimin e situatës në tri komuna në veri të Kosovës – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Në këto komuna, që nga 29 maji, serbët lokalë po protestojnë rregullisht për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale – të cilët fituan zgjedhjet e bojkotuara nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje “xhentëllmenësh”, por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën
“Dino” mysafiri i aeroportit të Shkupit, qeni anti-stres për të gjithë udhëtarët
Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj