LAJMI I FUNDIT:

Enigma me të cilën përballet Pochettino te Chelsea: 32 lojtarë në skuadër, nënshkrime, të huazuar, largime

Enigma me të cilën përballet Pochettino te Chelsea: 32 lojtarë në skuadër, nënshkrime, të huazuar, largime

Sezoni tragjik i Chelseat ka bërë që skuadra londineze të fillojë të ndërmarrë veprime. Pas ndryshimit të trajnerëve deri në katër herë, Todd Boehly ka vendosur që Mauricio Pochettino është i zgjedhur për të provuar të kthejë Blutë në vendin që kanë qenë për dekadën e fundit.

Argjentinasi, pas një skene me më shumë hije se drita në Paris Saint-Germain, merr sfidën i vetëdijshëm se në Londër ishte afër të prekte parajsën si trajner. Aventura e tij duket se mbështet një trajner që do të duhet të përballet me një problem të madh në Stamford Bridge: seleksionimin e lojtarëve.


Skuadra, e cila aktualisht ka 32 lojtarë në skuadër, do të duhet të pastrojë disa nga ‘peshat e rënda’ në një zhveshtore që sipas fjalëve të Thiago Silva, duhej të reformohej për shkak të numrit të lojtarëve.

“Duhej të rrisnim madhësinë e zhveshtores sepse nuk i përshtatej madhësisë së skuadrës”, ka thënë Silva.

Ata të huazuar, të parët që largohen

“Unë mendoj se madhësia e skuadrës është diçka që klubi do ta trajtojë. Jam i sigurt se menaxheri i ri do të kuptojë atë që po them”, ka thënë Frank Lampard disa ditë më parë në Sky.

E thënë dhe bërë, sepse Pochettino tashmë i është nisur punës dhe për momentin duket se nuk do të ketë dy futbollistët që aktualisht janë të huazuar te Chelsea: Joao Felix dhe Denis Zakaria.

Në rastin e portugezit, ishte presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, i cili konfirmoi se Pochettino nuk e do Joaon për sezonin e ardhshëm.

Zakaria, nga ana e tij, do të rikthehet në Juventus pasi Chelsea nuk do ta aktivizojë opsionin e blerjes që kishte për të.

Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea
Lexo po ashtu Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Mount kryeson listën e shitjeve

Duke lënë mënjanë të huazuarit, Chelsea kërkon të lirojë disa prej lojtarëe të skuadrës aktuale. Lojtarët si Hakim Ziyech ose Ruben Loftus-Cheek kanë shumë mundësi për t’u larguar nga Blutë, ndërsa emrat e tjerë me peshë si Kai Havertz, Mason Mount, Mateo Kovacic, Edouard Mendy, Christian Pulisic ose Pierre-Emeric Aubameyang janë gjithashtu pjesë e listës së largimeve të mundshme.

Mount ka një ndikim të veçantë. Situata me lojtarin ka qenë e njëjtë gjatë gjithë sezonit: ai nuk luan sepse nuk rinovon kontratën. Përveç kësaj, kjo ‘patate e nxehtë’ ka kaluar në duart e trajnerëve.

“Është një çështje midis klubit dhe lojtarit”, deklaronte Graham Potter, ndërsa Lampard hodhi pak dritë mbi rastin e tij: “Ai vlerësohet shumë dhe e di që klubi po bën gjithçka që është e mundur për ta mbajtur atë atje”.

Sido që të jetë, duket se mes Pochettinos dhe Boehlyt do të duhet të vendoset se cila është e ardhmja e një lojtari që shikohet nga afër nga Liverpooli, Bayern Munichu dhe Manchester United.

‘Operacioni fshesa’ te Chelsea, lista e zezë e Pochettinos me 15 lojtarë
Lexo po ashtu ‘Operacioni fshesa’ te Chelsea, lista e zezë e Pochettinos me 15 lojtarë

Enigma e Kantes

Me çështjen e Thiago Silvës të zgjidhur me rinovimin e kontratës deri më 2024, Chelsea duhet të zgjidhë vetëm të ardhmen e Kantes për lojtarët që janë të lirë më 30 qershor.

Francezi, sezoni i të cilit ka qenë shumë diskret për shkak të dëmtimit të kofshës, nuk e ka zgjatur ende kontratën me Blutë dhe e ardhmja e tij është në ajër.

Para tërheqjes së tij, kishte disa skuadra që kërkonin numrin 7 të Chelseat, por tashmë duket se i vetmi destinacion i realizueshëm për të është Arabia, një vend që është i gatshëm të plotësojë kërkesat e tij financiare.

Lukaku, Hudson-Odoi dhe lojtarët U-21 në huazim

Problemi i përjetshëm i Chelseat me të cilin përballet në afatet kalimtare kanë qenë të huazuarit. Skuadra blu është karakterizuar gjithmonë me një numër të madh lojtarësh të huazuar dhe këtë sezon situata nuk ka ndryshuar.

Ka shumë të huazuar: Callum Hudson-Odoi, Ethan Ampadu, Timeou Bakayoko, por një që bie mbi të gjitha: Romelu Lukaku.

Belgu, i cili verën e kaluar u rikthye te Chelsea për 115 milionë euro, nuk u dallua në Londër dhe u kthye në Inter në formë huazimi. Pas disa muajsh në infermieri, belgu ka rifituar dominimin në Giuseppe Meazza, duke shënuar 12 gola në pranverë.

“Lukaku e do Interin dhe dëshiron të qëndrojë me ne, por për momentin nuk ka negociata me Chelsean. Ne nuk e dimë se çfarë duan të bëjnë me të, por ne do të presim vendimin e tyre”, ka thënë drejtori i Interit, Giuseppe Marotta.

Megjithatë, rikthimi i tij në Stamford Bridge duket i zbatueshëm, pasi Pochettino po llogarit tek ai për sezonin e ardhshëm.

Gjithsesi, lista e huazimeve zgjatet nëse shikojmë lojtarët U-21 që Chelsea i ka ‘huazuar’ në klube të tjera. Dy futbollistë spikasin mbi të gjitha: Ian Maatsen dhe Cesare Casadei.

Holandezi, me 4 gola dhe 6 asistime këtë sezon, ka qenë thelbësor në ngjitjen e Burnleyt në Ligën Premier, ndërsa italiani i ardhur nga Interi për 15 milionë euro verën e kaluar po shkëlqen me Italinë në Kupën e Botës “Argjentina U-20”.

Tre nënshkrime dhe ata që mbeten

Por, përballë kaq shumë largimeve të mundshme, Chelsea tashmë ka filluar të rikuperohet . Për momentin, Blutë kanë zyrtarizuar dy nënshkrime për sezonin e ardhshëm: Malo Gusto nga Lyon dhe i huazuar te klubi francez që nga janari i kaluar, dhe Andrey Santos, i cili do të zbarkojë pasi të spikasë te Vasco da Gama.

Përveç kësaj, Chelsea ka një para-marrëveshje të nënshkruar me Christopher Nkunku, i cili për 60 milionë euro do të jetë një nga blerjet e mëdha të afatit kalimtar të verës.

Gjithsesi, gjithçka duket se tregon se francezi nuk do të jetë i vetmi përforcim i madh te skuadra londineze në afatin kalimtar.

Emra si Victor Osimhen, Andre Onana, Manuel Ugarte apo Moises Caicedo tingëllojnë si kandidatë të mundshëm për t’u veshur blu sezonin e ardhshëm.

Me gjithë këtë, Chelsea dëshiron të reduktojë ‘fuqinë punëtore’ dhe në të njëjtën kohë, të rrisë cilësinë e saj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori