LAJMI I FUNDIT:

Gerashchenko: 16,000 persona gjenden në “zonën kritike” pas shkatërrimit të digës

Gerashchenko: 16,000 persona gjenden në “zonën kritike” pas shkatërrimit të digës

Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme i Ukrainës, në rrjetin social Twitter ka njoftuar se rreth 16 mijë njerëz mund të goditen nga përmbytjet pas shkatërrimit të digës Nova Kahovka në rajonin e Khersonit në jug të Ukrainës.

Ky rajon që është nën kontrollin e forcave ruse, sipas Gerashchenko që publikoi një video e pasojave të shpërthimit të digës, tregojnë rajonet e mbuluara nga uji, transmeton Telegrafi.


“Rreth 16 mijë njerëz janë ‘në zonën kritike’ në rajonin e Khersonit në anën e djathtë të lumit Dnipro”, tha kreu i administratës ushtarake në Kherson.

Ukrainasit përgjojnë telefonatat e rusëve, paralajmërojnë se forcat pushtuese planifikojnë shkatërrimin e digave tjera
Lexo po ashtu Ukrainasit përgjojnë telefonatat e rusëve, paralajmërojnë se forcat pushtuese planifikojnë shkatërrimin e digave tjera

“Trenat për evakuim do t’i dërgojë banorët e Khersonit në rajone më të sigurta”, ka shkruar Gerashchenko në Twitter.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka cilësuar si akt terrorist shpërthimin e digës nga forcat ruse, duke thirrur takim të jashtëzakonshëm të kabinetit të tij.

Ekspertët ushtarakë vlerësojnë se ky veprim i rusëve është bërë që forcat e Kremlinit të “blejnë kohë”, megjithatë sipas tyre pritet të ketë tani luftime të ashpra. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori