Sipas Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, kur një qytetar e nxjerr letërnjoftimin, MPB-ja është e obliguar sipas detyrës zyrtare t’u drejtohet të gjitha organeve, qoftë qyteti i Shkupit, komunat, ministritë apo kudo, për informata, dhe ata nga ana e tyre janë të detyruar të japin informacionin e kërkuar. Është në kundërshtim me Ligjin që qytetari t’i sigurojë dokument shtesë një institucioni nga një institucion tjetër. Kështu thotë profesori i Fakultetit Juridik “Justiniani Parë”, Borçe Davitkovski, ndërsa komenton vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme që qytetarët që banojnë në rrugët me emra të rinj, për të nxjerrë dokumentet personale – duhet të sjellin Vërtetim nga Qyteti i Shkupit se me të vërtetë jetojnë në rrugët me emra të ri.
Davitkovski, i cili ligjëron në fushën e administratës publike dhe të drejtës administrative shprehet për mediat se në rastin konkret, është MPB ajo që nuk e respekton Ligjin për procedurë administrative të miratuar që në vitin 2015. “Sipas Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, kur një qytetar e nxjerr letërnjoftimin, MPB-ja është e obliguar sipas detyrës zyrtare t’u drejtohet të gjitha organeve, qoftë Qytetit të Shkupit, komunave, ministrive apo kudo, për informata, dhe ata nga ana e tyre janë të detyruar të japin informacionin e kërkuar. Askush këtu nuk e respekton ligjin. Është një Ligj i ri i vitit 2015 dhe është aplikuar që nga viti 2016. Ky problem ka zgjidhje, autoritetet nuk duhet të ngacmojnë qytetarët”, thotë profesori.
Sipas tij, kjo që po ndodh me ne është e turpshme, sepse qytetarët kalojnë shumë obligime edhe me ndryshimin e emrit të vendit, ndaj duhet të ndryshojnë të gjitha dokumentet me shpenzimet e tyre. “Kështu na trajtojnë autoritetet si qytetarë. Për ta, populli ekziston vetëm kur duhet të votojë… Dhe në raste të tjera – jo. Nëse dikush ndryshon emrat e rrugëve, do të thotë që mjetet e nevojshme financiare duhet të sigurohen plotësisht nga komunat kompetente dhe t’i mbulojnë ato. Disa vende kanë emra rrugësh 300 vjet, tek ne po ndryshojnë vazhdimisht… Çfarë arbitrariteti është ai”, pyet profesor Davitkovski.
Ndryshe, MPB vazhdon të sorollat qytetarët nga një sportel në sportel tjetër. Konkretisht, nëse jeni banor i njërës prej rrugëve me emër të ri e që MPB thotë se janë të diskutueshme, nuk ka gjasa që të keni sukses të paraqisni një kërkesë për ndryshimin e një karte identiteti ose ndonjë dokumenti tjetër personal, pasi do t’ju duhet të provoni emrin e rrugës ku ti jeton. Konkretisht, qytetarët detyrohet t’i drejtohet Qytetit të Shkupit për të Vërtetim që vërteton se jetoni në rrugën me emrin e ri. Ministri i Policisë, Oliver Spasovski para një jave deklaroi se emrat e ri nuk janë në bazën e të dhënave të Regjistrit, megjithatë u përgënjeshtrua ai, pasi vet Regjistri Qendror për gazetën KOHA e pohoi të kundërtën.
“Sipas Vendimit të dorëzuar për ndryshimin e emrave të rrugëve në Qytetin e Shkupit, Regjistri Qendror ka ndryshuar në bazën e të dhënave emrat e të gjitha rrugëve që ishin të përcaktuara në Vendim për ndryshim, përveç rreth 30 rrugëve, të cilat edhe pse ishin në Vendimin e Këshillit të Qytetit të Shkupit, megjithatë, nuk ishin në listën e emrave për të cilat Qeveria e Maqedonisë së Veriut kishte dhënë pëlqimin e saj”, thuhet në përgjigjen e Regjistrit dërguar gazetës KOHA . Nga ky institucion thanë se Baza e re me ndryshimet e pësuara, me kohë i është dërguar edhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. “Ato rrugë që tashmë Regjistri Qendror i ka ndryshuar emrat, në përputhje me obligimet tona, i kemi dërguar menjëherë në MPB, në Entin e Statistikave dhe Kadastër”, thuhet në përgjigjen e Regjistrit Qendror. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos