LAJMI I FUNDIT:

Ata janë çifti i famshëm i veshur më mirë! Një bandill që i bën gratë të “çmenden” shoqërohej nga një grua 20 vjet më të re

Ata janë çifti i famshëm i veshur më mirë! Një bandill që i bën gratë të “çmenden” shoqërohej nga një grua 20 vjet më të re
profimedia

Fisnikëri dhe elegancë

Kudo që shfaqen tërheqin psherëtima, bëjnë që shumëkush të dëshirojë një lidhje dashurie si ajo e tyre, por edhe një ndjenjë mode.

Aktori i filmit të aksionit, “transportuesi” i famshëm, Jason Statham dhe gruaja e tij Rosie Huntington-Whiteley konsiderohen si çifti më bukur i veshur i Hollywoodit. Por jo vetëm kaq!


Për 14 vjet, dashuria e tyre i ka përballuar të gjitha sfidat e jetës së të famshmëve, si dhe diferencën në moshë, duke qenë se Jason është 20 vjet më i madh se Rosie, transmeton Telegrafi.

Siç ka thënë dikur kjo bionde e adhurueshme, supermodele dhe ish “Engjëlli i Victorias”, ajo ishte tërhequr kryesisht nga Jason nga sensi i tij i humorit, dhe jo nga burri muskulor dhe i fortë që zakonisht portretizohet në filma.

profimedia-

Në tapetin e kuq, janë gjithmonë të koordinuar dhe me shumë elegancë. Rosie zgjedh gjithmonë me kujdes fustanin perfekt që do të përputhet me stilin e gjysmës së saj më të mirë. Epo ky çift së fundmi është shfaqur në premierën e filmit “Fast: X” në Romë, ku kanë lënë pa frymë publikun. E ndërsa Rosie zgjodhi një fustan provokues me të çarë të thellë, detaje transparente dhe doreza të zeza, Jason në moshën 55-vjeçare me një këmishë me vija të zeza, pantallona dhe syze serioze, tregoi se si duket një zotëri i vërtetë.

Edhe më parë, ky çift i veshur vazhdimisht ka shkëlqyer në tapetin e kuq, disi ata përpiqen të jenë gjithmonë në bashkërendim edhe të zbukuruar.

Shikoni si dukej ky çift i dashuruar:

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Është mbretëresha e modës së rrugës dhe thyen të gjitha rregullat e modës

Është mbretëresha e modës së rrugës dhe thyen të gjitha rregullat e modës

Moda
Drew Barrymore i hoqi telefonin së bijës dhe ka një mesazh për të gjithë prindërit

Drew Barrymore i hoqi telefonin së bijës dhe ka një mesazh për të gjithë prindërit

Prindër dhe fëmijë
Si të stilizoni një fustan të bardhë për takimin tuaj të ardhshëm: Dy sugjerime për versionet e ditës dhe të mbrëmjes

Si të stilizoni një fustan të bardhë për takimin tuaj të ardhshëm: Dy sugjerime për versionet e ditës dhe të mbrëmjes

Moda
Përjetoni orgazëm pa mashkull dhe pa masturbim: Doktori ka shkaktuar huti në internet!

Përjetoni orgazëm pa mashkull dhe pa masturbim: Doktori ka shkaktuar huti në internet!

Psikoprofil
Angelina Jolie thotë se nuk ka shumë miq të ngushtë pasi është

Angelina Jolie thotë se nuk ka shumë miq të ngushtë pasi është "tradhtuar shumë"

Psikoprofil
Barten çanta rrjetë: Një prekje estetike detare për të gjitha rastet

Barten çanta rrjetë: Një prekje estetike detare për të gjitha rastet

Moda
Kalo në kategori