LAJMI I FUNDIT:

Mehmedi: Heqjen e “20 përqindëshit” do ta shtyjmë përpara

Mehmedi: Heqjen e “20 përqindëshit” do ta shtyjmë përpara

Para fillimit të takimit të dytë të grupit punues për ndryshimet kushtetuese, anëtari i këtij grupi nga Aleanca për Shqiptarët, Remzi Mehmedi, tha se heqja e 20 % nga kushtetuta i ka siguruar vota ASH-së dhe kështu do përpiqen ta realizojnë atë.

“Padyshim qe ASH-ja e ka pas premtim kryesor dhe ne bazë të kësaj e ka marrë edhe atë numër te votave, dhe e kemi ne kauzën tonë politike andaj do të përpiqemi ta shtymë përpara” tha Mehmedi.

Në pyetjen se a do të jep dorëheqje nëse kjo kërkesë nuk pranohet, ai tha të mos paragjykojmë.
“Pse duhet të paragjykojmë, ky proces tani sapo fillon” shtoi Mehmedi.


Rikujtojmë që kryetarja e grupit punues, Margarita Caca Nikollovska më herët kishte deklaruar se ky grup punues s’ka mandat të diskutojë për tema tjera, përpos preambulës.

Sot pritet të miratohet rregullorja e punës së këtij grupi punues.

Ndryshe, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dje tha se pavarësisht kësaj, ata nuk do të heqin dorë nga kërkesa për zëvendësimin e “20%” me “gjuha shqipe”./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori