Zyrtarët e Departamentit të Policisë Speciale (SPO) arrestuan shefin e policisë të Podgoricës, Darko Knezheviq, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Në kuadër të të njëjtit aksion, thonë ata, është arrestuar edhe Dalibor Zhivkoviq, komandanti i Sektorit të Sigurisë së Podgoricës.
Sipas informacioneve jozyrtare, Knezheviq dhe Zhivkoviq janë arrestuar gjatë orarit të punës ndërsa aktualisht ndodhen në objektin e SPO-së.
Ata kujtojnë se Knezheviq është marrë në pyetje para disa muajsh, në kuadër të aksionit të Prokurorisë Speciale të Shtetit kundër zyrtarëve të Administratës së Policisë, të cilët dyshohet se kanë punuar për klanin Kavaçki.
Më pas, pasi u mor në pyetje në objektin e PSP-së, ai nuk u ndalua, mëson vijesti.
Ndryshe, kryeministri në largim, Dritan Abazoviq ka deklaruar se kohët e fundit kanë nisur shumë aksione kundër krimit të organizuar. /Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukraina do të përfitojë nga asetet e ngrira ruse në vendet e BE-së – sa para në vit do të transferohen në Kiev?
Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur dhe gjendet në Azi
Vuçiq: Amendamentet malazeze për rezolutën për Srebrenicën luajtën një rol shumë të ndyrë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251