LAJMI I FUNDIT:

Fansat e Taylor Swift thonë se vonesa në koncertin e Neshville krijoi turma njerëzish që të kujtonin festivalin vdekjeprurës të “Astroworld”

Fansat e Taylor Swift thonë se vonesa në koncertin e Neshville krijoi turma njerëzish që të kujtonin festivalin vdekjeprurës të “Astroworld”

Një pjesëmarrëse e koncertit tha se kushtet gjatë një vonese për shkak të motit në shfaqjen e Taylor Swift në Nashville këtë të dielën ishin të vështira, duke e krahasuar atë me rritjen e turmës si në festivalin Astroworld në Huston që la 10 njerëz të vdekur në tetor të 2021.

Swift luajti shfaqjen e saj të tretë në “The Eras Tour” në Nissan Stadium, ku fansave iu thanë të strehoheshin në vend për tre orë mes një moti të ashpër në zonë.


Një grua e quajtur Andrea tha në një klip në faqen e mediave sociale të TikTok se ajo ndihej ‘e pasigurt dhe e tmerruar’ mes incidentit.

Foto: Getty Images

“Unë e dua Taylor Swift me gjithë zemër – jam një nga fansat e saj më të mëdhenj”, tha Andrea, duke vënë në dukje se ajo u largua nga arena rreth dy të tretat e koncertit.

Andrea tha se ajo kishte vende VIP për shfaqjen, duke shtuar se “të gjithë ata që ishin në sediljet e poshtme dhe të dyshemesë duhej të ngjiteshin poshtë ulëseve të stadiumit ku janë koncesionet dhe të strehoheshin në vend derisa të anashkaloheshin kushtet atmosferike”.

“Mendova se do të ishte tjetër fatalitet si ai i Travis Scott – Unë kurrë nuk kam qenë kaq e frikësuar për jetën time. Nuk mund të largohesha, nuk mund të lëvizja – nuk kishte ku të shkoja”, tha tutje ajo.

Andrea tha se rojet e sigurisë në vendin e ngjarjes u sollën në mënyrë agresive, ndërsa ndihmësit po përpiqeshin të kalonin nëpër turmë, pasi “shumë njerëz po binin majtas e djathtas dhe po i binte të fikët”.

Andrea tha se “kur më në fund ishte koha e shfaqjes, kaosi shpërtheu në dysheme” – pasi ajo ishte “në lot dhe nuk mund të shijonte shfaqjen” – dhe partneri i saj pothuajse u tërhoq zvarrë nën masat për shkak të rritjes së turmës.

Ajo tha se vazhdimi i kushteve të këqija të motit e bëri atë të largohej nga vendi i ngjarjes, duke mos dashur të rrezikonte të përfshihej në situata të tjera të rrezikshme.

“Kur rrufeja filloi të godiste … m’u desh të largohesha nga atje sepse nuk do të isha në një situatë tjetër turme”, tha ajo.

Portat e lokalit u hapën dhe pjesëmarrësit e koncertit në automjetet e tyre u këshilluan të qëndronin atje.

Foto: Getty Images

Vetë fituesja e “Grammy” shkroi në Twitter për t’i mbajtur fansat të përditësuar për situatën, duke deklaruar se do të performonte kur të ishte në gjendje.

“E di se po flitet për një atmosferë me shi sonte, por unë jam gati të perfomromojë, shihemi së shpejti!”, tha ajo.

Në mbrëmje, koncerti i Swift u vonua për më shumë se tre orë pasi ajo filloi performancën e saj në orën 22:30 dhe përfundoi rreth orës 2:00 të mëngjesit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina
Era Istrefi duket mahnitëse në një kostum të kaltër, në fotografitë e fundit në Instagram

Era Istrefi duket mahnitëse në një kostum të kaltër, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kalo në kategori