Prodhuesit përsërisin shqetësimin se nga rritja e kostove, për shkak të shtrenjtimit të lëndëve të para, që pas krizës nga pandemia dhe luftës Rusi-Ukrainë, si dhe nga mungesa e lartë e fuqisë punëtore dhe rritja e vazhdueshme e pagës minimale pa përmirësuar produktivitetin, ata po humbasin konkurrueshmërinë.
Për shoqatat e biznesit, rritja e kostove te të gjithë prodhuesit vendas dhe shtimi i fluksit të importeve në treg janë alarme për falimentim dhe pasiguri ekonomike.
Në ndihmë të prodhuesve të goditur nga rritja e kostove, qeveria dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë parashikojnë të miratojnë garancinë e katërt sovrane për sektorin fason.
“Bazuar në përvojën e mëparshme në dhënien e Garancisë Shtetërore 1 dhe 2 për mbështetjen e shoqërive tregtare në periudhën e pandemisë Covid-19, qeveria dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë po shohin mundësinë që të aplikojë mbështetje me garanci sovrane për sektorët më të prekur të ekonomisë, duke pasur si prioritet sektorin e manifakturës për prodhimet ‘Made in Albania’”, pohoi për “Monitor”, Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
Por në të kaluarën, instrumenti i ndihmës shtetërore me garanci sovrane për të mbrojtur biznesin nga efektet negative të pandemisë nuk rezultoi efikas.
Garancia e parë Sovrane, me vlerë 11 miliardë lekë, e miratuar në 2020 kishte si qëllim stimulimin e huadhënies për pagat e punonjësve të bizneseve që u prekën nga COVID-19.
Shteti merrte përsipër garantimin 100 përqind të principalit të huave. Norma e interesit në fillim u vendos deri në 2,85 për qind, por më pas u hoq dhe pagesa e interesave u mor përsipër nga shteti. Huaja përfshinte një periudhë grace (periudhë pa pagesë principali) deri në tre muaj.
Ndërsa Garancia e dytë Sovrane, me vlerë 15 miliardë lekë, e miratuar në maj të 2020, rezultoi shumë pak e suksesshme, pasi shteti hynte garant për 60 për qind të principalit të huas, ndërsa 40 për qind u mbulua nga bankat.
Qëllimi i huadhënies ishte për investime, likuidet apo kapital qarkullues. Kredia me garancinë e dytë sovrane kishte normë interesi deri në 5 për qind, e cila u vlerësua shumë e lartë nga sipërmarrjet.
Garancia e tretë Sovrane, me vlerë 3 miliardë lekë, në ndihmë të importuesve të mallrave ushqimore e miratuar vitin e kaluar, sipas të dhënave të Ministria e Financave, rezulton se është shfrytëzuar vetëm 13 për qind e fondit nga biznesi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare