Mbi 1 mijë e 400 deklarime të pasurisë janë dorëzuar deri të premten në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), derisa ka mbetur edhe një javë deri në mbylljen e afatit. Janë rreth 5 mijë zyrtarë, të cilët obligohen të deklarojnë pasurinë, në të kundërtën do të përballen me gjoba kallëzime penale.
Aktualisht janë mbi 1 mijë e 400 persona, të cilët tashmë e kanë filluar deklarimin, ndërsa 2 mijë të tjerë nuk e kanë filluar fare këtë proces.
Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj thotë se i kanë kontaktuar individualisht secilin zyrtar, duke i njoftuar për pasojat që mund t’i kenë në rast të mosdeklarimit të pasurisë.
“Të premten [31 mars] mbyllet afati për deklarimin e pasurisë nga rreth 4 mijë e 800 zyrtarë, të cilët janë të obliguar të bëjnë deklarimin pasurisë, deri në këto momente e kanë deklaruar mbi 1 mijë e 400. Janë edhe rreth 1 mijë e 400 të tjerë, të cilët kanë filluar deklarimin e pasurisë dhe janë pjesa tjetër rreth 2 mijë, të cilët nuk e kanë filluar fare deklarimin e pasurisë. Agjencia ka ndërmarrë hapa të kontaktimit zyrtar, i kemi dërguar e-mail individual secilit zyrtar që është i obliguar, duke ua rikujtuar rëndësinë e deklarimit të pasurisë, por ashtu edhe pasojat të cilat mund të merren pastaj nëse nuk kryhet me kohë”, thotë Buleshkaj.
Këtë vit ka filluar të zbatohet deklarimi elektronik, për çka Buleshkaj shprehet se zyrtarët tashmë mund ta kryejnë obligimin nga shtëpitë e tyre dhe në mënyrë më të thjeshtë.
Ai shprehet se nuk janë kënaqur me numrin e deklarimeve, derisa thekson që edhe këtë vit po vazhdon praktika që deklarimet të dorëzohen pak ditë para mbylljes së afatit.
“Jemi të kënaqur si po shkon si proces, nuk jemi të kënaqur shumë me numrin e deklarimeve, të cilat janë pranuar, fatkeqësisht po vazhdon trendi i viteve të kaluara ku java e fundit është ajo java kur i deklarojnë, fatkeqësisht 60-70% të zyrtarëve, pastaj për shkak të ngutive mund të ndodhin edhe gabime. Nuk presim të kemi numër të madh të atyre që nuk përgjigjen në kohë. Fatkeqësisht, ata që nuk përgjigjen në kohë do të bëhen subjekt të gjobave, të cilat automatikisht do të lëshohen. 30 për qind të pagës, deri në 500 euro, pastaj i jepet afat shtesë 15 ditë nga marrja e gjobës për ta bërë deklarimin e pasurisë. Nëse nuk e bën deklarimin e pasurisë, bëhet subjekt i kallëzimit penal në Prokurorinë e Shtetit”, thotë ai.
Ai bën të ditur se numri më i madh i atyre që deri tani e kanë kryer këtë obligim është nga gjyqtarët dhe prokurorët.
“Ka nga të gjitha, kemi numër të madh të gjyqtarëve, të cilët e kanë deklaruar, kemi numër të mirë të prokurorëve, të cilët e kanë deklaruar, kemi nga qeveria, kemi nga asamblistët, të cilët e bëjnë për herë të fundit deklarimin e pasurisë këtë vit, kemi nga të gjithë nga pak, nuk kemi një grup, i cili ka deklaruare të gjithë, ose një grup, i cili nuk ka deklaruar fare. Është një trend i vazhdueshëm ku ndërmarrjet publike i bëjnë pak më vonë deklarimet, këtu ndoshta jemi pak më keq te aspekti i ndërmarrjeve publike, por përveç asaj që është një numër i mirë por nuk është i mjaftueshëm”, përfundon Buleshkaj.
Personat, të cilët vonohen deri në 15 ditë për të deklaruar pasurinë do të gjobiten deri në 500 euro. E në rast të mosdeklarimin, përveç gjobës atyre u përgatiten kallëzime penale dhe mund të dënohen me burgim deri në 3 vjet.
Ndërsa, për deklarim të rrejshëm, zyrtarëve u përgatiten kallëzime penale dhe mund të dënohen me gjobë dhe burgim deri në 5 vjet. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje