LAJMI I FUNDIT:

Identifikohen 32 fëmijë lëmoshë-kërkues, iniciohen 21 raste për keqpërdorim nga familja

Identifikohen 32 fëmijë lëmoshë-kërkues, iniciohen 21 raste për keqpërdorim nga familja
Foto: Ilustrim

Policia ka hartuar dhe zbatuar planin operativ ‘identifikimi i fëmijëve lëmosh-kërkues si viktima të mundshme të trafikimit’, i cili është shtrirë në tërë territorin e vendit nga data 20 deri 24 mars.

Sipas Policisë, në zbatim të planit pos të gjitha njësive rajonale të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, janë përfshirë edhe prokuroritë rajonale përkatëse, Qendrat për Punë Sociale, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, policia kufitare dhe policia e stacioneve të rendit publik.


“Gjatë zbatimit të këtij plani operativ janë kryer këto veprime: identifikimi i 32 fëmijëve lëmoshë-kërkues (25 shtetas kosovarë dhe 7 shtetas të Shqipërisë); identifikimi i 34 lëmoshë-kërkuesve të rritur (17 shtetas kosovarë dhe 17 shtetas të Shqipërisë); është identifikuar një viktimë e trafikimit me qenie njerëzore dhe janë identifikuar 25 të dyshuar ndaj të cilëve janë iniciuar një rast ‘trafikim me qenie njerëzore’ dhe 21 raste ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’”.

“Të gjithë fëmijët lëmoshë-kërkues kanë qenë të shoqëruar nga familjaret e tyre. Policia ka realizuar veprime për të identifikuar viktima të mundshme të trafikimit me njerëz nga ku ka rezultuar vetëm një rast. Kurse në rastet tjera, të gjithë fëmijët e hasur duke kërkuar lëmoshë janë referuar në QPS-në përkatëse. Shtetasit e Shqipërisë janë trajtuar nga zyrtarë të Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj të PK-së”, thuhet në njofitm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori