LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e Bardhë tregon se pse është kundër një armëpushimi në Ukrainë

Shtëpia e Bardhë tregon se pse është kundër një armëpushimi në Ukrainë

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, ka folur në një konferencë shtypi rreth marrëdhënieve mes Kinës dhe Rusisë.

Presidenti kinez, Xi Jinping, i cili ka takuar sot në Moskë homologun rus, Vladimir Putin, reklamoi Kinën si ndërmjetësues të paqes në luftën e Ukrainës, raporton skynews.


Ndërkohë, Putin ka mirëpritur propozimet e Pekinit për një zgjidhje të konfliktit – duke iu referuar planit 12 pikësh kinez të paqes, i cili kërkon armëpushim të menjëhershëm nga të dyja palët, raporton skynews.

Kievi i kërkon Pekinit që t'i bashkohet planit të paqes të Ukrainës
Lexo po ashtu Kievi i kërkon Pekinit që t'i bashkohet planit të paqes të Ukrainës

“Një armëpushim tani, duke ngrirë pozitat aty ku janë, në thelb i jep Putinit kohën dhe hapësirën për t’u riarmatosur dhe për të kompensuar shpenzimet e burimeve”, paralajmëroi Kirby.

Ai thotë se Xi duhet t’i kërkojë Rusisë që t’i japë fund pushtimit të Ukrainës nëse dëshiron të luajë ndonjë rol konstruktiv në konflikt.

Sipas kartave të OKB-së, Rusia duhet të tërhiqet nga e gjithë Ukraina, tha ai.

“Ne nuk kemi dëgjuar asgjë nga Xi dhe Putin që do të na bënte të besojmë se lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti”, shtoi Kirby.

Ndryshe, Rusia dhe Kina gjatë ditës së sotme kanë nënshkruar një numër të madh të marrëveshjeve, pavarësisht ftesës së shtetit ukrainas që edhe Pekini t’i bashkohet planit të paqes së Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Evropa
Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Evropa
Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Evropa
Kalo në kategori