Ish-presidenti ukrainas Viktor Yushchenko, ka paralajmëruar se Rusia nuk do ta ndalë politikën e saj ekspansioniste, dhe do të vazhdojë të sulmojë vendet e tjera si Bosnja e Hercegovina, nëse agresioni rus kundër Ukrainës nuk ndalet tani.
“Nëse Ukraina nuk e ndal Rusinë, tani (BeH) e ka radhën”, tha Yushchenko në një intervistë të botuar sot nga agjencia boshnjake Fena, transmeton Telegrafi.
Yushchenko ishte president i Ukrainës së pavarur nga viti 2005 deri në vitin 2010, pasi udhëhoqi “Revolucionin e Portokalltë” që çoi në përmbysjen e një regjimi të afërt me Moskën.
Ai u helmua me dioksinë dhe hetimi që u krye konfirmoi indikacionet e përfshirjes së Rusisë në tentativën për vrasje të këtij politikani, i cili mbrojti hapur orientimin politik properëndimor dhe mbështeti qasjen e Ukrainës ndaj anëtarësimit në NATO.
Yushchenko thotë se pretendimet e presidentit rus Vladimir Putin, për arsyet e sulmit ndaj Ukrainës për shkak të kërcënimit të pretenduar ndaj sigurisë së kufijve të Rusisë janë absurde, dhe thekson se gjatë historisë sa herë që Ukraina dëshironte të ishte një vend i pavarur, ajo bëhej cak i synimeve agresive ruse.
Ai i quajti thirrjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë duke filluar negociatat me Rusinë dhe duke njohur pushtimin e pjesëve të territorit ukrainas krejtësisht të papranueshme, duke thënë se do të ishte njësoj si të negociosh me Hitlerin në atë mënyrë në vitet 1942 ose 1943.
“Paqja mund të arrihet në dy mënyra – ose jeni fitimtar ose kapitulloni. Zgjidhni”, tha ish-presidenti ukrainas.
Ai mbështet fuqimisht ndjekjen penale të atyre që janë përgjegjës për krimet e luftës në Ukrainë.
“Ata që filluan këtë luftë duhet të përfundojnë pas hekurave. Ne nuk duam të tradhtojmë 15 milionë ukrainas që u zhvendosën për shkak të kësaj lufte”, shtoi Yushchenko. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Rubio: Grenlanda është interesi ynë kombëtar, nuk është shaka
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe
Çfarë dimë deri tani rreth përplasjes mes aeroplanit dhe helikopterit?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?