LAJMI I FUNDIT:

Reagon Kievi pas incidentit mes dronit amerikan dhe aeroplanëve rusë në Detin e Zi: Është sinjal që Putini dëshiron ta zgjerojë luftën

Reagon Kievi pas incidentit mes dronit amerikan dhe aeroplanëve rusë në Detin e Zi: Është sinjal që Putini dëshiron ta zgjerojë luftën

Pas rrëzimit të një droni të ushtrisë amerikane mbi Detin e Zi pasi u përplas me një nga dy aeroplanët rusë, vjen reagimi i parë nga Kievi.

Oleksiy Danilov, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, tha se incidenti tregoi se Rusia është gati të zgjerojë luftën, transmeton  Telegrafi.


“Incidenti me fluturaken amerikane pa pilot MQ-9 Reaper që Rusia e provokoi mbi Detin e Zi, është sinjal se Putini është i gatshëm të zgjerojë zonën e konfliktit dhe në të përfshijë palë tjera”, tha Danilov në një postim në profilin e tij në Facebook.

Zyrtarët amerikanë thonë se aeroplanët rusë kishin hedhur benzinë mbi dronin e tyre
Lexo po ashtu Zyrtarët amerikanë thonë se aeroplanët rusë kishin hedhur benzinë mbi dronin e tyre

Ndryshe dje rreth orës 19:00 mbi Detin e Zi u rrëzua një dron i ushtrisë amerikane që po lëvizte në hapësirën ajrore ndërkombëtare, pasi u përplas me një nga dy aeroplanë luftarakë rusë.

E sipas zyrtarëve amerikanë, pilotët e aeroplanëve rusë i kishin hedhur sipër derivat, dhe derisa po ngritej lart aeroplani rus kishte goditur me “bisht” helikën e dronit.

Kjo nuk i la shumë zgjidhje operatorit të dronit veç se ta rrëzojë në Detin e Zi. Në anën tjetër Rusia mohon të ketë patur kontakt mes aeroplanëve të Moskës dhe dronit amerikan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori