LAJMI I FUNDIT:

Kurti falënderon Norvegjinë dhe Slloveninë për kontributin e dhënë në avancimin e shtetit të Kosovës

Kurti falënderon Norvegjinë dhe Slloveninë për kontributin e dhënë në avancimin e shtetit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim përfaqësuesit e posaçëm të Norvegjisë dhe Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Bjornstad dhe Anzhej Frangesh, të shoqëruar nga ambasadorët përkatës në Kosovë, Jens Groøndahl dhe Minca Benedejçiq.

Sipas komunikatës nga Qeveria e Kosovës, kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për kontributin e Norvegjisë dhe Sllovenisë në avancimin e shtetit të Kosovës.


Ai çmoi angazhimin dhe kontributin e këtyre dy vendeve mike të Kosovës dhe të dërguarve të tyre në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Bashkëpunimi i ndërsjellët, integrimi evropian i Republikës së Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor si dhe sfidat e përbashkëta të kontinentit evropian ishin çështje të bashkëbisedimit.

U diskutua edhe për raportet me Serbinë, për takimin e radhës të 18 marsit në Ohër, ku do të diskutohet plani i zbatimit të propozimit të BE-së për marrëveshje bazë, si dhe për pritjet nga ai takim.

Emisarët Arne Bjornstad dhe Anzhej Frangesh ofruan mbështetjen e tyre dhe të vendeve që përfaqësojnë për procesin e dialogut dhe për takimin e ardhshëm në Ohër.

Ata theksuan rëndësinë e këtij takimi si mundësi unike për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve drejt normalizimit të plotë të raporteve dhe kontributin që ka për paqen dhe sigurinë në rajon.

Emisari norvagjez dhe ai slloven po qëndrojnë në Kosovë në një vizitë zyrtare gjatë së cilës do të takojnë edhe përfaqësues tjerë institucionalë dhe politikë përfshirë opozitën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori