LAJMI I FUNDIT:

Policia ndalon dy shtetas të Serbisë për kontrabandim me mallra – në kamion u gjeti rreth 90 mijë vezë pa dokumente

Policia ndalon dy shtetas të Serbisë për kontrabandim me mallra – në kamion u gjeti rreth 90 mijë vezë pa dokumente

Policia e Kosovës ka parandaluar mbrëmë një rast të kontrabandimit me mallra.

Siç ka informuar Policia, dy shtetas serbë kanë tentuar të bëjnë kalim ilegal të vendkalimit kufitar nga Republika e Kosovës në drejtim të Serbisë.

Në kamionin e tyre janë gjetur rreth 257 pako me rreth 90.000 kokrra vezë, për të cilat të dyshuarit nuk kanë poseduar dokumente përkatëse.


“Policia e Kosovës, në vazhdën e kryerjes së detyrave dhe autorizimeve policore, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sundimit të ligjit, lufton dhe parandalon dukuritë negative dhe paligjshmërinë, ku si rezultat i kësaj me datën 12.03.2023 rreth orës 20:40 njësitë policore nga policia kufitare gjatë mbajtjes së një pike kontrolli kanë ndaluar një automjet transportues me targa të Serbisë në të cilën ndodheshin i dyshuari A. S. drejtuesi i mjetit mashkull shtetas i Serbisë dhe pasagjeri J. A. shtetas i Serbisë.

Gjatë legjitimimit të tyre është vërtetuar se të njëjtit kanë tentuar të bëjnë kalim ilegal të vendkalimit kufitar nga Republika e Kosovës në drejtim të Serbisë, ku me këtë rast po ashtu është realizuar një kontroll tek personat e lartcekur dhe në kamionin e tyre janë gjetur rreth 257 pako me rreth 90.000 kokrra vezë për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumente përkatëse.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Lidhur me rastin, automjeti është dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë Jug, ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Drejtësi
Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë:

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Lajme
Kalo në kategori