LAJMI I FUNDIT:

“Kurrë nuk jam ndier më i lumtur, tani dua Miocicin”, fjalët e Jon Jones pasi fitoi titullin e UFC

“Kurrë nuk jam ndier më i lumtur, tani dua Miocicin”, fjalët e Jon Jones pasi fitoi titullin e UFC

Luftëtari amerikan, Jon Jones ndihet i lumtur me rikthimin e tij në oktogon, ku mposhti Ciryl Gane dhe fitoi titullin e peshave të rënda në UFC 285.

Jones pati nevojë vetëm për rreth tre minuta për ta detyruar francezin Gane për të dorëzuar meçin e zhvilluar në T-Mobile Arena të Las Vegasit.

Kjo fitore e ka lumturuar amerikanin, i cili ka quar rekordin e tij në 27 fitore dhe 1 humbje, teksa bëhet i teti në histori që arrin të fitojë titullin në dy divizione.


Jon Jones rikthehet në UFC me fitore të madhe ndaj Ciryl Gane dhe shpallet kampion i botës në peshat e rënda
Lexo po ashtu Jon Jones rikthehet në UFC me fitore të madhe ndaj Ciryl Gane dhe shpallet kampion i botës në peshat e rënda

35-vjeçari u pushtua nga emocionet pas përballjes, të cilën e shprehu në intervistën e tij pas meçit.

“Unë kurrë nuk jam ndjerë më i qetë, kurrë nuk jam ndjerë më i lumtur”, ka thënë fillimisht Jones.

“Para së gjithash, më duhet të falënderoj zotin dhe shpëtimtarin tim Jezus Krishtin. Pa të, nuk do të kisha arritur kurrë kaq larg”.

“Kam punuar për këtë për një kohë kaq të gjatë, por i kam qëndruar besnik qëllimit tim, i kam qëndruar besnik misionit”.

“Kishte ditë që nuk doja të stërvitesha, por isha gjithmonë aty. E dija nëse do ta çoja në tokë se lufta do të ishte në zonën time, pasi unë kam luajtur mundje që në moshën 12-vjeçare”.

“Në fakt u ndjeva pak budalla në këmbë, por dua të them diçka të fundit, ‘Baa!’”

Jones ka vendosur tani një përballje me ish-kampionin dominues të peshave të rënda Stipe Miocic.

“Stipe Miocic, shpresoj se po stërvitesh, djalosh. Ti je pesha e rëndë më e madhe e të gjitha kohërave, dhe këtë dua unë”, përfundoi amerikani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani

”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani

Ligat tjera
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golave ndaj Southamptonit

Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golave ndaj Southamptonit

Premier League
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

La Liga
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Premier League
Kalo në kategori