LAJMI I FUNDIT:

Prishtina fiton ndaj Yllit me 20 pikë dallim

Prishtina fiton ndaj Yllit me 20 pikë dallim
photo by: @Shpend Ahmeti

Sigal Prishtina ka mundur kampionin e Kosovës, Golden Eagle Yllin me shifrat 74:54 (21:19, 25:11, 14:14, 14:10), në ndeshjen e fundit të javës së 23-të të Prince Caffe Superligës.

Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, ku mysafirët edhe pse e nisën me 0:5, nuk mund të shkëputeshin në rezultat dhe kjo pjesë përfundon 21:19.


Por, prishtinasit filluan të shkëputen në periudhën e dytë, ku kishin epërsi në 15 pikë, 40:25, madje shkuan në pushim me rezultat të lartë, 46:30.

Bardhekaltrit vazhduan me lojë të mirë në periodën e tretë, duke thelluar epërsinë në 21 pikë, 54:33, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 60:44.

Në dhjetë minutat e fundit nuk kishte ndonjë dallim të madh dhe Sigal Prishtina triumfoi me 20 pikë dallim, 74:54.

Më i miri te vendasit ishte Dardan Berisha me 27 pikë, kurse te mysafirët Chris Harris me nëntë pikë e tetë kërcime.

Të dy skuadrat kanë nga 17 fitore e gjashtë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori