LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti para derbit të Madridit: Do të doja të kaloja kohë me Simeonen

Ancelotti para derbit të Madridit: Do të doja të kaloja kohë me Simeonen

Real Madridi do të përballet me Atletico Madridin në Santiago Bernabeu të shtunën, dhe ndërsa derbi i Madridit tenton të jetë një ndeshje e nxehtë, trajnerët të paktën janë me të gjithë lavdërime për njëri-tjetrin.

Përpara ndeshjes, disa nga komentet e Diego Simeones iu drejtuan Carlo Ancelottit nga reagimi pas ndeshjes gjatë derbit të janarit.


Argjentinasi kishte thënë për homologun e tij se i pëlqente sepse ishte inteligjent dhe se do të donte të mësonte nga Ancelotti.

Duke folur përpara ndeshjes të së shtunës, Ancelotti tha se nuk kishte asgjë për të mësuar, por do donte të kalonin kohë bashkë me Simeonen.

Simeone me fjalë të mëdha për Ancelottin: Njeri i mirë dhe trajner i madh
Lexo po ashtu Simeone me fjalë të mëdha për Ancelottin: Njeri i mirë dhe trajner i madh

“Do të doja të kaloja kohë me të sepse ne e duam futbollin. Ai nuk ka asgjë për të mësuar nga unë. Nuk e kam parë kurrë se si punon dhe do të doja të shihja se si është puna e tij e përditshme”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

“Kjo të jep gjithmonë më shumë njohuri, duke parë sesi pjesa tjetër e trajnerëve e përgatisin lojën. Aty mësoni. Ndoshta pas ndeshjes ai mund të më tregojë se si e përgatiti atë dhe unë do t’i tregoj se si e përgatita ndeshjen”.

Duke iu rikthyer temës më vonë në konferencën për shtyp, Ancelotti përsëri deklaroi se ai ishte mirënjohës për trajnerin kundërshtar.

“Më pëlqen Simeone si person. Ai është shumë i sinqertë në vlerësimin e ndeshjeve. Nuk duhet të harrojmë se suksesi i Atleticos në vitet e fundit është në identitetin që trajneri ka arritur t’u japë atyre”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori