Nga: Adam Scovell / BBC
Përkthimi: Telegrafi.com
Çfarë nënkuptohet saktësisht me “kuller” [cool]? Nuk është e lehtë të përcaktohet: si nocion, “kullerizmi” është jomaterial, i paprekshëm dhe vazhdimisht në rrjedhë. Në modë, në muzikë dhe në kinema, gjeneza e kësaj duket se është shumë e ndërlidhur me shfaqjen e kulturës popullore të shekullin XX – që nga skena e xhazit në ShBA që popullarizoi për herë të parë termin, deri te zhvillimi i pasluftës në botën e modës dhe industrinë e veshjes që synonte tregun e ri të adoleshentëve, si dhe te masmedia – muzika pop dhe kinemaja që u bënë mënyrat dominuese të shprehjes krijuese në po të njëjtën periudhë.
Nëse ka ndonjë element që përcakton këtë “kullerizëm”; është ndoshta një ndjenjë e prehjes në vetëbesim – cilësi mjaft e dëshirueshme për ta inkurajuar rivalitetin. Kjo sidomos duket e vërtetë në kinema, ku ndër vite kopjohen filmat, kineastët dhe interpretuesit e etiketuar si “kullera”. Që nga filmat e Jean-Luc Godardit e deri te yjet klasikë të Hollivudit, si James Dean dhe Marlon Brando, “kullerizmi” në kinema shpeshherë ka qenë përzierje e modës, dhuntisë dhe finesës. Megjithatë, nëse merret parasysh se çfarë mund të përbëjë shembullin përfundimtar të “kullerit” kinematografik, atëherë nuk është se duhet ta lodhësh shumë mendjen e të besosh se do të dukej diçka si kryevepra e vitit 1963 e Federico Fellinit, 8 1/2 – që si tërësi na çon te një regjisor filmi dhe te një magjistar.
Në një skenë të veçantë në film, regjisori Guido dhe një iluzionist bisedojnë në një tarracë. “Janë shumë truke, por disa nga to janë disi reale”, sugjeron magjistari kur diskuton për artin e vet. Ai mund të jetë gjithashtu duke folur për artin e regjisorit. Guido, i luajtur nga Marcello Mastroianni krejtësisht si “kuller”, është protagonist në 8 1/2 dhe një alter-ego imagjinare për maestron italian. Dhe, duke qenë besnik ndaj fjalës së magjistarit, 8 1/2 është film me mashtrime fantastike dhe një film që të mban me pamjen e jashtme elegante. Duke i mbushur 60 vjet këtë javë, paraqet ende një nga iluzionet më të bukura kinematografike të shekullit XX.
8 1/2 është vetë-referencë e zgjuar për karrierën e vetë Fellinit; filmi është teknikisht i tetë-e-gjysmi pas shtatë filmave të metrazhit të gjatë dhe dy segmenteve të shkurtra të përmbledhur nga filmat e mëparshëm. Regjisori padyshim është ende figura më e famshme e kinemasë italiane, me një mori filmash të rëndësishëm, që nga klasikët dramatikë si La Strada (1954), Nights of Cabiria (1957) dhe La Dolce Vita (1960) e deri te veprat më surrealiste si Juliet of the Spirits (1965), Roma (1972) dhe Amarcord (1973). “Më pëlqen gjithmonë ta shoh jetën në një çelës fantazie”, ka thënë regjisori në një intervistë të vitit 1963, me gazetaren Oriana Fallaci, duke e përmbledhur vizionin e tij krijues.
Duke pasur qëllim autobiografik, 8 1/2 ndjek Guidon (Mastroianni), një regjisor filmi që jetonte në Romë, që preket nga bllokada krijuese gjatë projektit të tij të fundit për një film fantastiko-shkencor. Është i rrethuar nga një mori e profiterëve, kritikëve, producentëve, interpretuesve dhe shoqëruesve, të gjithë që largohen teksa shkatërrohet martesa e tij me Luisan (Anouk Aimée). Para anulimit të plotë të filmit, Guido rrëshqet mes realitetit, fantazive dhe kujtimeve. Enigma kryesore me të cilin lufton është: a do të ishte një film ashiqare personal si katarsis për bllokadën e tij krijuese, apo projekti i tillë thjeshtë do të shihej si egoizëm?
Në të njëjtën kohë, Guido mishëron kozmopolitanizmin me kostumin e tij Brioni të bërë sipas masës, me cigaren e herëpashershme dhe një lëvizje të noshalante mes njerëzve që bisedojnë e që kërkojnë gjëra prej tij. Dështimi për ta bërë një film nuk është dukur kurrë kaq “kuller”.
“8 1/2 është filmi më i mirë i bërë ndonjëherë për krijimin e filmave”, ka thënë me vendosmëri kritiku i ndjerë Roger Ebert, në analizën e tij. Nuk është e habitshme se filmi i Fellinit ndikoi te një brez i tërë kineastësh në vitet 1970 dhe 1980 dhe vazhdon të frymëzojë: të gjithë, që nga David Lynch e deri te Guillermo del Toro kanë pasqyruar portretizimin e tij fantastik të realizimit të filmit. Ndër të përkushtuarit e njohur të filmit 8 1/2 është anëtari dhe regjisori i trupës Monty Python, Terry Gilliam, i njohur për klasikët e ngjashëm ëndërrimtarë si Time Bandits (1981), Brazil (1985) dhe Fear and Loathing in Las Vegas (1998).
Gilliam kujton mahnitjen e parë me filmin e Fellinit: për të, “kullerizmi” i tij shtrohej në narracionin e drejtuar në favor të disponimit dhe stilit. “Për mua dhe për shumë kineastë”, sugjeron ai, “njohja me filmin evropian ishte një zgjim i mrekullueshëm. Nuk duhej që gjithçka të ishte veprim nga Doris Day dhe Rock Hudson. Mund të biesh në botë të ndryshme. Mendoj se kjo është arsyeja se pse Fellini u bë ‘kuller’. Hollivudi në atë kohë nxirrte filma shumë të lumtur, të sigurt dhe të rehatshëm, ndërsa evropianët i hapnin të gjitha këto makthe dhe papritmas narracioni ishte më pak i rëndësishëm; ishte më shumë disponimi dhe stili, dhe ata janë me të vërtetë zemra e ‘kullerizmit’”!
Profesori Frank Burke i Universitetit Kuins në Kanada dhe redaktori i vëllimit të fundit A Companion to Federico Fellini (2020), flet se si regjisori banonte në kontradiktën e përqafimit të frymës së epokës, ndërkohë që në të njëjtën kohë e kritikonte atë. “Fellini e futi veten si duhet në kohën e botës së viteve 1960”, tha ai për BBC Culture. “La Dolce Vita e parashikoi si duhet kulturën e të famshmëve dhe shoqërinë e spektaklit, ndërsa 8 1/2 u përqendrua te një regjisor i famshëm dhe ofroi atë që ishte, për atë kohë, një spektakël të jashtëzakonshëm. Të dyja famat që duken, por edhe kritika e njëkohshme e subjektivitetit ekstrem, e pasqyroi betejën midis individualizmit ‘bëjë si do’ që shfaqet në vitet 1960 dhe të kundërtën e tij: sulmin e së majtës ndaj individualizmit borgjez”.
Krahas kritikës, filmi padyshim të kënaq nga shkëlqimi vizual dhe nga fotografia joshëse e Gianni Di Venanzos. Ishte filmi i fundit që Fellini xhiroi në bardh e zi, dhe është zgjedhje kreative që duket shumë e përshtatshme; pamjet zymta vizuale dhe me kontrast të lartë japin gjithçka me një shkëlqim elegant, që nga pjesët e makinave e deri te këpucët shumë të lustruara të Guidos. Mjedisi social me të cilin merret filmi do të thotë se ai natyrshëm luan me ëndrrat vezulluese të teprimit dhe konsumit. Ndonëse ishte duke e shtrembëruar natyrën e zbrazët të turmës së tillë, ashtu siç kishte bërë në Le Dolce Vita, ai ende jep justifikimin për ta kënaqur një grup shoqëror që kishte më të mirën në gjithçka: ushqim, rroba, makina. Është shoqëria konsumatore e sapoformuar në gjithë shkëlqimin e saj të shndritshëm, edhe nëse ai shkëlqim humbte aftësinë për të verbuar teksa përkeqësohet bllokada krijuese e Guidos.
“Gjithçka ndodh në filmin tim”, thotë Guido. “Do të vë gjithçka në të”. Regjisori ambicioz imagjinar përfundimisht dështon, duke e anuluar realizimin e tij, por Fellini me siguri që ia doli mbanë. Në të vërtetë, me gjithë tendencën e dukshme autobiografike të filmit, Fellini shpejt ia nisi të distancohet nga alter-egoja e tij pas publikimit të veprës, duke i kundërshtuar intervistuesit. “Por, ai është regjisor i dështuar “, i ktheu Fallacit, “ai dështoi. A të sulmoj unë ty si dështim, unë”?
Kjo satirë bizare nuk u pëlqeu të gjithë recensentëve. “8 1/2 bën me dije për disa nga problemet e Fellinit si regjisor”, shkruante kritikja Pauline Kael, “por, ato nuk janë aq fantastike dhe as aq psikanalitike sa ato që ai i parakalon”. Me fjalë të tjera, sugjeron ajo, fantazia kryesore e filmit është prezantimi i kineastit dhe betejat me të cilat përballet. Për Fellini, ai ofronte një përshkrim të vërtetë të pengesave që ndjente se duhej përballur gjatë realizimit të filmave. Për kritikët ato ishin devijim nga ajo që disa e shihnin si problemin e tij të vërtetë: zhvendosja e tij nga vepra më e drejtpërdrejtë narrative drejt filmave shumë surrealë të jetës së tij të mëvonshme.
Megjithatë, kritikët e tjerë, në fakt shumica, ranë krejtësisht në dashuri me 8 1/2. “Diskutimi për filmin u zgjerua dhe shkrimet për të u shtuan me kalimin e muajve”, shkroi Hollis Alpert në librin Fellini: A Life (1986), “dhe kështu vazhdoi, derisa filmi u bë ushqim intelektual për t’u përtypur”. Ironia është se në vetë filmin, këto klasa shumë llafazane që merreshin me 8 1/2 janë portretizuar pothuajse në mënyrë demonike, si një lloj tufe abstrakte që e ngacmon Guidon deri në pikën sa e detyron atë të rrëshqasë, si në një arratisje, mes ëndrrave dhe kujtimeve.
8 1/2 nuk hapet me botën e ngopur me mediat, por me një fantazi që është një nga sekuencat më të mëdha të ëndrrave të kinemasë. Guido i shpëton bllokimit të trafikut në një tunel, duke fluturuar nëpër ajër përpara se ta gjejë veten duke notuar si një balonë, duke parë me marramendje një plazh poshtë dhe duke parë e këmbën e tij të lidhur në një litar. Ishte rrëshqitje marramendëse mes ëndrrave dhe realitetit që e frymëzoi sidomos Gilliamin. “Ai fillim ka prekur kaq shumë kineastë, të ndryshëm, që janë përpjekur ta imitojnë”, beson ai. “Bllokimi i trafikut, pluskimi dhe më pas një litar rreth kyçit të këmbës teksa dikush e tërheq përsëri në tokë. Thjeshtë, mendova se ishte mënyra më sublime dhe më e bukur për ta përshkruar përvojën artistike. Realiteti dhe ëndrrat shkrihen së bashku, kështu që është e vështirë ta dish se në cilin vend je. Dhe, të dy këto në mënyra të çuditshme e informojnë njëra-tjetrin. Ai e kapi këtë më mirë se kushdo”.
Fellini ishte më shumë se një ndikim i rastësishëm për Gilliamin: ai do të vazhdojë të punojë me disa nga bashkëpunëtorët e regjisorit, duke rezultuar me takimin e disahershëm me vetë Fellinim. “Kur po bënim filmin The Adventures of Baron Munchausen [1988]”, kujton ai, “ishte momenti im i të qenit në territorin e Fellinit; isha në terrenin e tij [në Romë] me ish-skenografin, kostumografin dhe kinematografin e tij. Kur Jonathan Pryce dhe unë ishim duke e bërë filmin Brazil, ne fillimisht e takuam Fellinin në sheshxhirim – nuk jam i sigurt se cili film [i tij] ishte – dhe ai ishte si një gjigant! Gjithçka rreth tij ishte e madhe, frikësuese dhe e mrekullueshme. Dhe, pastaj, disa vjet më vonë kur Dante [Ferretti] dhe unë kërkonim vendndodhjen për Munchausenin, Dante tha: ‘Federico është në një lokal të vogël poshtë në këtë fshat; të shkojmë dhe ta përshëndesim’! Pra, shkojmë dhe Mastroianni ishte po ashtu aty. Kjo për Fellinin ishte si mes filmave: nuk ishte prani kaq e madhe atëherë, por shumë më e vogël. Kur e bën regjinë e një filmi dhe duke e pasur gjithë botën rreth teje, ti bëhesh gjigant. Dhe, kur nuk ke film, bëhesh sërish i vogël. Kështu ishte Fellini”!
Megjithatë, filmi i Fellinit nuk e portretizon thjesht regjisorin në momentet e të qenit njeriu i madh në sheshxhirime. Në vend të kësaj, ne kemi qasje në ëndrrat e Guidos, pasi rivizitohet nga prindërit e tij të vdekur; ai ka vizione kujtimesh nga ditët e tij të shkollës dhe madje imagjinon një harem fantastik ku banojnë të gjitha lidhjet e tij të mëparshme të dashurisë dhe aferat seksuale, ndërsa përfundimisht rebelohet kundër kësaj. Tregon se është një person me të meta të thella, madje i shqetësuar, i mungon besimi që paraqet kostumi i tij i bukur.
Në fund, vendosja e një autobiografie të sinqertë në një mjedis kaq “kuller” dhe të zbrazët, ngre pyetjet se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është fantazi. Në fund të fundit, dy botë të tilla të ndryshme nuk qëndrojnë natyrshëm së bashku. “Ajo që unë dua te Fellini është se ai ishte gënjeshtar”, tha Gilliam në intervistën e mëparshme për këtë film, duke diskutuar sidomos për portretizimin e filmave. “Ai është vazhdimisht gënjeshtar. E shtrembëron dhe e shtrembëron të vërtetën”. Ai sot e shtjellon më tej këtë çështje. “Fellini ishte gënjeshtar i madh dhe megjithatë gënjeshtrat e tij ishin shumë afër të vërtetës”, shton ai, dhe në fakt “një e vërtetë më e mirë se faktet”! Mendimi i tij është se bërja e filmit në radhë të parë është sipërmarrje kaq absurde dhe surreale, saqë mund të jetë edhe ëndërr e çuditshme.
Bota e Fellinit është ende iluzion. Ashtu si me magjinë, filmi është marifet elegant, por reagimi njerëzor që frymëzon është shumë real dhe i fuqishëm. “Ai më solli në këto pasazhe”, përfundon Gilliam, “këto mënyra të shikimit të botës dhe kjo është ajo që unë mendoja se filmat duhej të bëjnë, ndërsa shumë filma këtë thjeshtë nuk e bënë. Ai e theu çdo rregull që duhej thyer. Të gjitha gjërat që ju nuk duhet t’i bëni, ai i bëri dhe i bëri ashtu që të gjithat të funksionojnë”! Hedhja e rregullores kinematografike ishte pamje radikale, por një pamje pamohueshme prej “kulleri”.
Por, filmi i Fellinit tregon se ajo që ka rëndësi është zemra që rreh poshtë pamjes së jashtme të modës – dhe ndoshta është ajri i njerëzimit të gabueshëm, së bashku me stilin e tij të përjetshëm, që do të thotë se filmi i Fellinit ende përjetohet si diçka që i takon “kullerizmit”. Nëse nuk do të kishte asgjë poshtë syzeve të diellit – Guido ishe ikonë e syzeve Prada SPR 07F, si çdo anëtar i xhetsetit evropian – 60 vjet më vonë, filmi me siguri do të tingëllonte i zbrazët. 8 1/2 është padyshim një portret i thjesht i të qenit gjallë, po aq sa edhe krijues. Ndoshta truku i fundit i Fellinit është ta portretizojë jetën si një lloj filmi të krijuar nga ne, nga i cili rrëshqasim dhe dalim në një ëndërr. Dhe, cili iluzion mund të jetë më “kuller” se kaq? /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje