LAJMI I FUNDIT:

Reshje të lehta bore në aksin rrugor Straçin – Kumanovë

Reshje të lehta bore në aksin rrugor Straçin – Kumanovë

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa probleme, kryesisht nëpër rrugë kryesisht të thata.

Reshje të lehta bore bie në drejtimin rrugor Straçin – Kumanovë, por nuk qëndron në rrugë.

Siç informon LAMM, intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.


Rekomandohet shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.