Pas publikimit të listës së ngushtë me katër kandidatë për pozitën e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Lëvizja Fol dyshon se në procesin për rekrutimin e guvernatorit të ri nuk ka pasur transparencë të plotë.
Kjo organizatë nuk ishte lejuar të bëjë monitorimin pas refuzimit të saj për të nënshkruar deklaratën e konfidencialitetit.
Në anën tjetër, nga BQK-ja kanë thënë se që nga shpallja e konkursit për pozitën e guvernatorit, e deri tek publikimi i listës së ngushtë, i gjithë procesi për përzgjedhjen e kandidateve për këtë pozitë është përcjellë me transparencë të plotë.
Sipas BQK-së, paneli për përzgjedhjen e kandidatëve për pozitën e guvernatorit të BQK-së, ka përcaktuar listën e ngushtë të kandidatëve për ta dërguar në Kuvendin e Kosovës.
Ahmet Ismaili, Lulzim Ismajli, Nexhat Kryeziu dhe Shkendije Himaj janë ata që do të pretendojnë pozitën e guvernatorit.
Monitoruesja në Lëvizjen Fol, Viona Bunjaku ka thënë për KosovaPress se si shoqëri civile nuk kanë njohuri si janë vlerësuar katër kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë për guvernator.
“Lista e cila ka dalë, është një listë që vet BQK-ja e ka publikuar, mirëpo që ne nuk kemi pasur mundësi që të dimë se kush janë këta persona, si janë vlerësuar, cili është ‘backgroundi’ i tyre dhe çfarë kanë punuar paraprakisht. Dhe gjithashtu nuk mund të dimë se si ka shkuar krejt procesi dhe faza e intervistimit, për arsye se ne nuk kemi qenë brenda si monitorues të këtij procesi. Andaj, ne nuk e dimë se cili do të jetë ai kandidat i cili do të zgjidhet nga Kuvendi. Po ashtu, nuk mund të dimë se cili do të jetë ai kandidat i duhur”, tha Bunjaku.
Bunjaku thekson se me deklaratën e konfidencialitetit nuk mund të ketë transparencë tek qytetarët.
“Unë sa isha duke shkuar në monitorim të këtij procesi, më është kushtëzuar monitorimi për shkak të deklaratës së konfidencialitetit për të cilën unë nuk nënshkruaj një deklaratë të tillë, por as ne si Lëvizje Fol, i kemi kundërshtuar deklaratat e tilla që vijnë nga institucionet publike që kanë për synim të shkelin transparencën publike, prandaj me këtë nuk mund të ofrohet një transparencë tek qytetarët. Pozitat e zyrtarëve publikë janë pozita që janë shumë të rëndësishme për neve si qytetarë që t’i vëzhgojmë nga afër se kush do të jenë ata persona të cilët do të udhëheqin në këto pozita kryesore”, thekson ajo.
Edhe profesori universitar Ujkan Bajra ka thënë se transparenca është një ndër elementet që tregon për besueshmërinë dhe kredibilitetin pozitave të larta udhëheqëse, që në këtë rast është dashur të ndodhë edhe në përzgjedhjen e guvernatorit të ri.
“Transparenca është një ndër elementet që tregon për besueshmërinë dhe kredibilitetin, që në këtë rast është dashur ta shoqërojë edhe përzgjedhjen jo vetëm të guvernatorit, por çdo pozite të lartë në institucionet publike në Kosovë… Transparenca do duhej të jetë deri në atë shkallë që nuk është në kundërshtim me dispozitat ligjore. Nëse nuk shkelen këto dispozita, natyrisht që duhet lejuar monitorimin e një procesi rekrutues edhe për rastin konkret”, thotë Bajra.
Zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti, në një përgjigje me shkrim tha se procesi ka qenë transaprent pasi është mbështetur dhe monitoruar drejtpërdrejtë nga projekti i Ambasadës britanike për monitorimin e proceseve të rekrutimit të pozitave të larta.
“Që nga shpallja e konkursit për plotësimin e pozitës së Guvernatorit/ës të BQK-së, e deri tek publikimi i listës së ngushtë për kandidatët e suksesshëm, i gjithë procesi për përzgjedhjen e kandidateve për këtë pozitë është përcjellë me transparencë të plotë. Në funksion të transparencës, procesi në fjalë është mbështetur dhe monitoruar drejtpërdrejtë nga Projekti i Ambasadës britanike për monitorimin e proceseve të rekrutimit të pozitave të larta. Po ashtu, Paneli ka miratuar të gjitha kërkesat për monitorimin e procesit të përzgjedhjes së Guvernatorit të organizatave të shoqërisë civile, të parashtruara me kohë. Njëherësh, të njëjtave organizata u janë dërguar ftesat, orari i intervistimit dhe numri i lejuar i pjesëmarrësve që mund të dërgojnë ato për monitorim të intervistave, si dhe u janë dërguar procedura dhe forma e konfidencialitetit, e cila është dashur të nënshkruhet nga të pranishmit individualë në vendin e mbajtjes së intervistave”, tha Ahmeti për KosovaPress.
Ahmeti thotë se ditën e fillimit të intervistave, është paraqitur vetëm një përfaqësues i një prej organizatave, përkatësisht përfaqësuesi nga organizata Lëvizja Fol. Megjithatë, i njëjti përfaqësues, për dallimin nga të gjithë të pranishmit e tjerë në sallën e intervistave, nuk ka pranuar të nënshkruajë deklaratën e konfidencialitetit gjë që ka bërë që t’i kufizohet prania sipas miratimit paraprak.
Sipas tij, nënshkrimi i formës së konfidencialitet është kërkuar për shkak të ndjeshmërisë së procesit për rekrutimin e guvernatorit të BQK-së.
“Nënshkrimi i formës së konfidencialitet është aplikuar, për shkak të ndjeshmërisë së procesit për rekrutimin e Guvernatorit të BQK-së dhe pritshmërisë që gjatë intervistave, mund të diskutohen opsionet e politikave të ardhshme dhe informacione të tjera me konfidencialitet të lartë, të cilat mund të ndikojnë në sektorin financiar dhe ekonominë e vendit”, thuhet në përgjigjen me shkrim”, vijoi ai.
Më tej, Ahmeti ka thënë se pas përfundimit të veprimeve procedurale në lidhje me kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë, e njëjta listë do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës.
Deri më 16 dhjetor 2022 ka qenë afati i fundit për aplikim për të gjithë atë që kanë synuar këtë pozitë. Për të qenë në krye të BQK-së kishin aplikuar 11 persona, përfshirë edhe guvernatorin aktual Fehmi Mehmeti.
Përveç tij, për ta drejtuar institucionin më të lartë financiar ishin në garë edhe Nexhat Kryeziu, Shkëndije Himaj, Emanuel Bajra, Mentor Nimani, Bezad Halilaj, Artan Ajazaj, Valdrin Krasniqi, Mentor Geci, Genc Rraci dhe Ardian Uka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-380x233.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-380x233.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Bëhu zëri i Pejës – Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-380x233.png)
Bëhu zëri i Pejës – Bashkohu me Telegrafi Local News!
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-780x439.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht