LAJMI I FUNDIT:

Pse Rusia mund të shqetësohet për furnizimin e Ukrainës me tanke?

Pse Rusia mund të shqetësohet për furnizimin e Ukrainës me tanke?

Këtë javë Perëndimi ka rritur mbështetjen e tij për Ukrainën përmes ofrimit të tankeve.

Të mërkurën, Gjermania tha se do të furnizojë Ukrainën me 14 tanke luftarake Leopard 2 dhe do të autorizojë vendet e tjera evropiane të dërgojnë deri në 88 të tjera.


SHBA tha gjithashtu se planifikonte të dërgonte 31 tanke Abrams M1 për forcat ukrainase.

Dhe duke bërë një vlerësim rreth asaj nëse Rusia mund të shqetësohet për tanket, zëvendës-Marshalli në pension Sean Bell tha se kjo ishte hera e parë që Perëndimi ka kaluar nga “mbështetja mbrojtëse në mbështetje sulmuese”.

Veç kësaj, sipas tij, “do të jetë një nga trajnimet më të mira të disponueshme në botë për këta drejtues tankesh ukrainas”.

Ai i tha Sky News: “Ne kemi dëgjuar se kanadezët tani po reagojnë gjithashtu. Ata do të ofrojnë katër tanke. Është vetëm një numër i vogël, por ata i bashkohen një koalicioni prej 12 vendeve tani, të gjitha do të përpiqen për të futur këto tanke të ngjashme në Ukrainë”.

Duke parë se çfarë po ndodh në terren tani, ai tha se dukej sikur rusët po kryejnë sulme në Vuhledar në Donbas dhe Orikhiv në rajonin e Zaporizhzhia.

“Pa dyshim ajo që Rusia do të dëshirojë të bëjë është të kryejë ofensivën e saj të madhe përpara se këto tanke të hyjnë në Ukrainë”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Amerika
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Evropa
Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Turqia
Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Azia
Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte

Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte "i pastrehë" - ajo që ndodhi më pas ishte e pabesueshme

Amerika
Kalo në kategori