LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora tregon se si e zbuloi që Taika ishte mashkulli i duhur për të

Rita Ora tregon se si e zbuloi që Taika ishte mashkulli i duhur për të
Foto: Taika Waititi/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të publikojë sot (e premte) këngën e saj më të re “You Only Love Me”.

Kjo këngë e rikthen atë në muzikë pas një mungese të gjatë në aspektin e prurjeve muzikore.


Ndërkaq, përveç këngës së re, Ora do të sjellë këtë vit edhe albumin e tretë një karrierën e saj, i cili vjen pas një periudhe pesëvjeçare nga albumi i saj “Phoenix” (2018).

Rita Ora (Foto: British GQ)

Kënga është një dedikim dashurie për partnerin e saj, regjisorin Taika Waititi, me të cilin ajo u martua vitin e kaluar.

Viti 2022 shënoi martesën e tyre: 10 fakte interesante rreth çiftit Rita Ora dhe Taika Waititi
Lexo po ashtu Viti 2022 shënoi martesën e tyre: 10 fakte interesante rreth çiftit Rita Ora dhe Taika Waititi

Në një intervistë të fundit për revistën British GQ, Rita është pyetur se kur e kuptoi që regjisori me origjinë nga Zelanda e Re ishte i duhuri për të.

“Kur nuk ndjeva një ndryshim, sikur jeta ime u bë më e mirë. Ne ishim vërtet miq të mirë për gjashtë vjet, dhe unë shkova në Australi dhe të dy kishim punë të ndara, dhe nuk dinim vërtet kaq shumë njerëz atje. Ishte bukur të shihje një fytyrë të njohur dhe universet tanë sapo u përplasën. Kjo ishte ajo”, tha artistja e lindur në Prishtinë.

Rita Ora dhe Taika Waititi (Foto: Lisa Maree Williams/Getty Images)

Ajo është pyetur edhe nëse mendon se tabloidet kanë ndërruar qëndrim për të pas martesës, duke theksuar se e mendon këtë gjë në kuptimin e plotë të fjalës.

"Shiu i Prishtinës" në Javën e Modës në Paris - Rita Ora shkëlqen në të kaltër në ditën me shi të kryeqytetit francez
Lexo po ashtu "Shiu i Prishtinës" në Javën e Modës në Paris - Rita Ora shkëlqen në të kaltër në ditën me shi të kryeqytetit francez

“100 për qind. Nuk e di nëse kjo është një gjë e mirë apo e keqe. Thjesht ndihem sikur bota e gazetarisë po mendon: ‘Tani kjo është jashtë letrave të gazetës, çfarë do të bëjmë?’. Le të shpikim sikur ata kanë një krizë mes tyre! Pasi të jetë zhdukur kjo mundësi, ata për fat të mirë do të duhet të shkruajnë për punën time, gjë që unë e kam dashur gjithmonë gjithsesi”, ka thënë tutje Rita Ora.

Rita Ora dhe Taika Waititi (Foto: Kevin Mazur/WireImage)

Përndryshe, Rita dhe Taika janë janë njohur për vite me radhë, por romanca e tyre lulëzoi tek në vitin 2021 kur këngëtarja shqiptare u gjend në Australi, për spektaklin “The Voice Australia”, në të cilin ishte përzgjedhur të ishte anëtare e jurisë. /Telegrafi/

Rita Ora dhe Taika Waititi (Foto: Samir Hussein/WireImage)

Në trend Magazina

Më shumë
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori