LAJMI I FUNDIT:

Për kë mbipagoi Chelsea e për kë jo – Transfermarkt i ka publikuar detajet

Për kë mbipagoi Chelsea e për kë jo – Transfermarkt i ka publikuar detajet

Shifrat tregojnë se Chelsea ka mbipaguar për pesë nënshkrimet e tyre që i realizoi në afatin kalimtar të janarit.

Pronari i Bluve, Todd Boehly, ka shpenzuar tashmë mbi 400 milionë euro në transferime që kur bleu klubin vitin e kaluar – me 200 milionë euro të shpenzuara vetëm në tre javët e fundit.


Chelsea e ka forcuar skuadrën e tyre me shtimin e përhershëm të pesë yjeve të rinj, por platforma kryesore e vlerësimit Transfermarkt nuk mendon se ishin vlera reale të lojtarëve.

Si mundet Chelsea të shpenzojë mbi 500 milionë euro dhe mos ta thyejë rregullin financiar, ndërsa United duhej të huazonte Weghorstin
Lexo po ashtu Si mundet Chelsea të shpenzojë mbi 500 milionë euro dhe mos ta thyejë rregullin financiar, ndërsa United duhej të huazonte Weghorstin

Ata mendojnë se i vetmi nënshkrim për të cilin paguan vlerën reale ishte sulmuesi i Moldes, David Datro Fofana.

Blutë i kanë paguar 11 milionë euro skuadrës norvegjeze për sulmuesin, pikërisht atë që ai vlerësohej.

Tarifa e Chelseat për Benoit Badiashile sigurisht që nuk është e madhe, duke derdhur 40 milionë euro në xhirollogarinë e Monacos për një mbrojtës të ri premtues me vlerë 35 milionë euro.

Por, tre marrëveshjet e tjera të londinezëve perëndimor janë një histori krejtësisht e ndryshme.

Mbipagesa e tyre më dramatike duket se ka qenë për yllin ukrainas Mykhailo Mudryk.

Arsenali kishte një ofertë prej 70 milionë euro të refuzuar për sulmuesin, kur Chelsea hodhi poshtë ofertën e tyre duke paguar 100 milionë euro që Shakhtari i kërkoi.

Drejtori ekzekutiv i Shakhtar Donetsk zbulon prapaskenat se si Chelsea e mposhti Arsenalin për Mudryk
Lexo po ashtu Drejtori ekzekutiv i Shakhtar Donetsk zbulon prapaskenat se si Chelsea e mposhti Arsenalin për Mudryk

Sulmuesi 22 vjeçar është një talent emocionues, por Transfermarkt e liston atë vetëm me 40 milionë euro –  me Blutë që kanë paguar 60 milionë euro më shumë.

Chelsea ka kompletuar nënshkrimin e ish-anësorit të Tottenhamit, Noni Madueke nga PSV Eindhoven.

20-vjeçari i talentuar e kompletoi kalimin në “Stamford Bridge” për 35 milionë euro.

Zyrtare: Chelsea transferon Noni Madueke nga PSV
Lexo po ashtu Zyrtare: Chelsea transferon Noni Madueke nga PSV

Transfermarkt, megjithatë, nuk do ta vlerësonte atë për asgjë mbi vetëm 15 milionë.

Blutë gjithashtu nënshkruan me adoleshentin brazilian Andrey Santos nga Vasco da Gama në fillim të këtij muaji për 20 milionë euro, pavarësisht se ai vlerësohej me vetëm 10 milionë euro.

Blerja tjetër e janarit e Chelseat ishte huazimi i Joao Felix.

Skuadra e Graham Potter ka paguar 11 milionë euro vetëm për ta huazuar atë nga Atletico Madrid për pjesën tjetër të sezonit.

Marrëveshja nuk ka asnjë mundësi për të blerë, ndërsa Atletico e zgjati kontratën e tij deri në vitin 2027 kur e dërgoi atë në huazim.

Nëse Felix performon mirë në Stamford Bridge, ata mund të jenë një luftë ofertash për nënshkrimin e tij në verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori