LAJMI I FUNDIT:

Princi William dhe Kate Middleton shfaqen të buzëqeshur në daljen e tyre të parë publike që pas librit bombastik të Princit Harry

Princi William dhe Kate Middleton shfaqen të buzëqeshur në daljen e tyre të parë publike që pas librit bombastik të Princit Harry

Princi William dhe Kate Middleton kanë bërë një paraqitje unike sot (e enjte), teksa hapën zyrtarisht një spital të ri me veshje të ngjashme me ngjyrën marine dhe jeshile, dy ditë pas publikimit të librit “Spare” të Harryt.

Me të mbërritur në Spitalin Universitar “Royal Liverpool” në Liverpool, Angli, dyshja u koordinuan me veshjet dhe u shfaqën të buzëqeshur para fotografëve që prisnin jashtë ndërtesës moderne.

Princesha e Uellsit kishte veshur një pallto nga një prej markave të saj të fundit, Holland Cooper, së bashku me një fustan Cefinn Eva Wool Knit në blu të errët.


Foto: Wire Image

Ajo kishte veshur një fustan të gjatë në të zezë, të cilin ajo e kishte veshur në momentin kur po largohej nga Kështjella Windsor pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II në shtator të vitit të kaluar.

Harry mendon se marrëdhënia e tij me Princin William do të ishte ndryshe nëse Princesha Diana do jetonte akoma
Lexo po ashtu Harry mendon se marrëdhënia e tij me Princin William do të ishte ndryshe nëse Princesha Diana do jetonte akoma

Sa për pallton elegante, Middleton e ka veshur atë dy herë deri më tani, në një ngjarje të mbjelljes së pemëve në Westminster Abbey muajin e kaluar, si dhe gjatë një videoje të nëntorit 2021 për Royal British Legion.

Foto: Wire Image

Ajo vazhdoi skemën e ngjyrave me çantën e saj Mulberry Small Amberley në ngjyrë të gjelbër dhe vathët e saj të përdorur shpesh nga safiri dhe diamanti, duke e dekoruar fustanin e saj me një rrip lëkure ngjyrë blu.

Ndërkohë, Princi William u shoqërua me gruan e tij, të veshur me pantallona ngjyrë blu dhe një xhaketë sportive, së bashku me një pulovër jeshil të vendosur mbi një këmishë.

Foto: Wire Image

Kjo shënon daljen e parë publike të tyre që nga Krishtlindjet, që vjen pas publikimit të librit të Princ Harryt.

Pavarësisht se dukeshin në humor të mirë, burimet pranë çiftit mbretëror theksuan se ata e kanë përjetuar shumë rëndë ato që kishte thënë Duka i Sussexit në “Spare”. /Telegrafi/

Foto: Wire Image

Në trend Magazina

Më shumë
Capital T për pak rrëzohet në skenën e

Capital T për pak rrëzohet në skenën e "Sunny Hill" - por e menaxhon mirë situatën

Magazina
Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Magazina
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Mijëra njerëz pritën në shiun e rrëmbyeshëm për ta parë Rita Orën në festivalin 'As Young As Vilinus' në Lituani

Mijëra njerëz pritën në shiun e rrëmbyeshëm për ta parë Rita Orën në festivalin 'As Young As Vilinus' në Lituani

Magazina
Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Magazina
Celine Dion bën rikthimin madhështor duke performuar në hapje të Lojërave Olimpike 2024

Celine Dion bën rikthimin madhështor duke performuar në hapje të Lojërave Olimpike 2024

Magazina
Kalo në kategori