LAJMI I FUNDIT:

Gakpo zbulon se Van Dijk ndikoi te ai për ta zgjedhur Liverpoolin

Gakpo zbulon se Van Dijk ndikoi te ai për ta zgjedhur Liverpoolin

Liverpooli ka fituar garën për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit holandez Cody Gakpo.

Reprezentuesi holandez iu bashkua gjigantit anglez për 42 milionë euro nga PSV Eindhoven pas një sezoni fantastik.


Gara për të nënshkruar me Gakpon ishte e madhe, pasi interesim për të kishin shprehur edhe Man Utd, Arsenal, Chelsea, Real Madrid e Barcelona.

Megjithatë ka qenë vet sulmuesi ‘tulipan’ që ka zbuluar edhe njeriun që ndikoi për transferimin e tij në Anfield e që ishte qendërmbrojtësi Virgil Van Dijk.

“Unë dhe Van Dijk kemi biseduar shumë në telefon gjatë ditëve të fundit. Ai më tha se zgjedhja e Liverpoolit është lëvizja e duhur që të zhvillohem dhe të bëhem një lojtar më i mirë”.

“Klubi është madhështor, ne jemi si familje. Ky aspekt ka shumë rëndësi, pasi unë jam një tip familjar. Virgil më tregoi vetëm gjëra të bukura në lidhje me Liverpoolin”, deklaroi sulmuesi holandez.

Van Dijk është një nga futbollistët kryesorë të The Reds dhe sigurisht që fjalët e tij kishin shumë peshë në zgjedhjen e Gakpos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori