LAJMI I FUNDIT:

Kapen mallra të ndryshme kontrabandë, arrestohet 50-vjeçari dhe doganieri në Kakavijë

Kapen mallra të ndryshme kontrabandë, arrestohet 50-vjeçari dhe doganieri në Kakavijë

Një 50-vjeçar shofer furgoni është arrestuar në Kakavijë të Gjirokastër pasi është kapur duke transportuar mallra të ndryshme të kontrabanduara.

Policia ka bërë me dije se në pranga ka rënë dhe doganieri i identifikuar si Th.K.

“Shtetasi F. G. u arrestua pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip furgon, brenda të cilit u gjetën dhe u sekuestruan mallra të ndryshme ushqimore dhe industriale, medikamente mjekësore dhe një sasi nafte, pa dokumentacionin përkatës”, thuhet në njoftimin e policisë.


“Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi F. G. i kishte kaluar këto mallra nëpërmjet Pikës Doganore Kakavije, pa kryer veprimet përkatëse”, njofton policia.

Mësohet se janë sekuestruar automjeti, mallrat e kontrabanduara, 3,350 euro dhe 3 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilët akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorim i detyrës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Lajme
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës

Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës

Kronika e Zezë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kalo në kategori