LAJMI I FUNDIT:

Sylvester Stallone – 76 vjeçari që sfidon moshën, mahnit me stilin në një paraqitje me gruan e tij Jennifer Flavin

Sylvester Stallone – 76 vjeçari që sfidon moshën, mahnit me stilin në një paraqitje me gruan e tij Jennifer Flavin

Sylvester Stallone listoi shtëpinë e tij me katër dhoma gjumi në Hidden Hills për 22.5 milionë dollarë (21.1 milionë euro) pasi u transferua në një pronë prej 35 milionë dollarësh (32.9 milionë euro) në Palm Beach, Florida.

Ylli i filmit, 76 vjeç, u pa duke dalë me gruan e tij Jennifer Flavin, 54 vjeçe, në Calabasas të martën në mëngjes, shkruan DailyMail.


Çifti të cilët u ndanë për pak kohë në gusht, qëndruan afër teksa shijonin një shëtitje në lagjen e Los Angelesit.

Ylli i “Rocky” veshi xhinse me një xhaketë gri me zinxhir që kishte veshur me mëngët të përveshur, gjersa kushte vendosur një palë syze dhe kishte mbathur një palë këpucë kafe.

Në njërën dorë mbante një çantë të vogël pazari.

Jennifer kishte veshur një palë xhinse dhe një bluzë, duke shtuar një xhaketë sportive të hirtë, ndërsa kishte vendosur gjithashtu një palë syze dielli.

Dalja e çiftit vjen një ditë pasi Sylvester dhe Jennifer hodhën në treg pronën e tyre Hidden Hills për 22.5 milionë dollarë (21.1 milionë euro) nëpërmjet agjentit të pasurive të paluajtshme Jordan Cohen nga Re/Max.

Ata blenë shtëpinë me hapësirë 10,460 metra katrorë në mars për 18.2 milionë dollarë (17.1 milionë euro), sipas TMZ; e cila shtrihet në 2.26 hektarë tokë me pamje malore.

Rezidenca përmban gjithashtu një palestër, kuzhinë, shtëpi për mysafirë, pishinë dhe teatër shtëpiak me katër dhoma gjumi dhe banja.

Ka mbi 100 pemë avokado dhe agrume, një kopsht perimesh dhe një pellg koi.

Sylvester dhe Jennifer jetojnë në një rezidencë prej 35 milionë dollarësh (32.9 milionë euro) në Palm Beach, Florida, e cila është rezidenca e tyre kryesore.

Yjet janë prindër të tre fëmijëve së bashku: vajzat Sophia, 26 vjeçe, Sistine, 24 vjeçe dhe Scarlet, 20 vjeçe; Sylvester ka gjithashtu një djalë të quajtur Seargeoh, 43 vjeç, me ish-gruan Sasha Crack. Ai gjithashtu kishte një djalë të quajtur Sage me Sashën, por ai vdiq në vitin 2012 në moshën 36-vjeçare.

Sylvester dhe Jennifer u martuan në maj të vitit 1997. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori